Përfundon 1/3 e punimeve të lotit të parë të aksit Elbasan-Qafë Thanë. Veprat e artit kanë përfundur në masën 90 %, ndërsa 2.5 km e parë janë gati për shtresën asfaltike.
Gëzim Noni, përgjegjës sektori për menaxhimin e kontratave: Jemi në lotin e parë të zgjerimit Elbasan-Qafë Thanë, 38 % të totalit të punimeve të realizuara. Kjo përqindje konsiston tek veprat e artit që kanë një realizim më të lartë, diku tek 90 % të totalit të tyre. Po punohet me ritme të shpejta për plotësimin e trasesë për të filluar paketën e shtresave asfaltike. Kemi gati 2.5 km për të filluar këto paketa.
Tek kilometri 1.5 po përfundohet edhe mbikalimi i aksit prej 5 kilometrash.
“Këtu jemi rreth km 2 të këtij loti, ku tek mbikalimi 1.5 është edhe mbikalimi kryesor i kësaj rruge.”
Aktualisht, puna është e fokusuar tek kilometri 550, ku po ndërtohet ura, si dhe në përfundimin e mbrojtjes lumore.
“Punimet tani janë të fokusuara tek ura tek kilometri 550, që është një urë me tre hapësira dhe përfundimi imbrojtjes lumore që vazhdon deri në fillim të lotit.”
Loti i parë i aksit Elbasan-Qafë Thanë pritet të përfundojë brenda këtij viti.
Aksi Elbasan-Qaf% Thanë, pjesë e rëndësishme e korridorit Tetë, do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi dhe tashmë i gjithë korridori Tetë është përfshirë në rrjetin europian.
Rruga do t’iu vijë në ndihmë Elbasanit dhe Korçës për zhvillimin e turizmit duke shkurtuar ndjeshëm distancën kohore të udhëtimit. Sipas ARRSH, Korridori Tetë pritet të marrë formë përfundimtare brenda 4 vitesh.