12/27/2025 8:06:45 AM

Nga këshilltar i Fatos Nanos tek numri 2 i PS: Profili i ministrit te ri të Brendshëm

Duhet të lexoni

Sapo të marrë dritën jeshile nga presidenti i Republikës, Taulant Balla do të jetë ministri i ri i Brendshëm, duke zëvendësuar në këtë detyrë Blendi Çuçin.

Emërimi i Ballës në këtë detyrë vjen disa orë pas lënies së mandatit nga ana e deputetit Rrahman Rrahja për një ngjarje të rëndë në Krujë, ku pjesëtarë të afërt të familjes së tij dhunuan dy persona të tjerë, incident ky që shkaktoi debat të madh në opinion publik dhe tronditi imazhin e Çuçit dhe Policisë së Shtetit për reagimin e saj.

Taulant Balla lindi më 12 gusht të vitit 1977 në Librazhd, ku ndoqi shkollën fillore dhe të mesme. Me rezultate të larta ai kreu studimet dhe masterin për shkenca politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin “Alexandru Ioan Cuza” në Iasi të Rumanisë.

Hyrja e tij në politik nisi në vitin 2004-2005 ku shërbeu si anëtar i kabinetit të kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano.

Balla u zgjodh për herë të parë deputet i Librazhdit në vitin 2005, në moshën 28 vjeçare dhe prej asaj kohe nuk ka munguar në Kuvendin e Shqipërisë.

Pas zgjedhjeve të 2017, për shkak dhe të rezultatit të mirë të arritur Taulant Balla u emërua kryetar i grupit parlamentar socialist. Njëkohësisht, ai u emërua Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit, ai u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, post të cilin e mbajti deri pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku u zëvendësua nga Damian Gjiknuri.

Përgjatë gjithë kësaj kohë ai ka qenë një ndër zërat më të fuqishëm të mazhorancës aktuale, dhe shpesh herë është akuzuar nga opozita si i përfshirë në afera kriminale, mes të cilave mund të përmendim atë të “Toyota Yaris”. Por asnjë nga ato akuza nuk ka pasur gjë të vërtetë, madje Balla i ka sfiduar akuzuesit në gjykatë, ku ka fituar gjithmonë.

Aktualisht, Balla mban ende detyrën e kreut të grupit të PS në Kuvendin e Shqipërisë dhe drejtuesit politik të qarkut Fier.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate