12/26/2025 3:38:18 PM

Paralajmërimet për vetëvrasje në rrjetet sociale, psikoterapeuti Avdijaj: Këto raste janë alarmante

Duhet të lexoni

Përveç pjesës argëtuese, përdorimi i pa kontrolluar i rrjeteve sociale ka filluar të kthehet në një problematik në shoqërinë tonë.

Paralajmërime për vetëvrasje, shfaqje agresive, kërcënime më fotografi intime, gjuajtje me armë zjarri, janë vetëm disa prej rasteve që deri më tani ka reaguar Polica e Kosovës për zgjidhjen e tyre.

Rrjetet sociale që tashmë edhe të miturit lehtësisht mund të kenë qasje në to, po ndikojnë negativisht të shumë persona.

Së fundmi, Policia informoi edhe për një rast ku një person kishte paralajmëruar vetëvrasje në rrjetin social “TikTok”, dhe që pas informacioneve që kishte pranuar kishte ndërhyrë.

Lidhur me ndikimin dhe përdorimin e rrjeteve sociale për Telegrafin ka folur psikoterapeuti Yll Avdijaj.

Ai vlerësoi se përveç gjërave pozitive, në rrjetet sociale tashmë kanë marrë hapësirë të madhe edhe dukuritë negative.

“Nisur nga fakti se rrjetet sociale sot janë shumë të përhapura në mesin tonë, kjo në mënyrë direkte po i jep mundësinë secilit individ që të ketë qasje në to dhe të plasojë informacione, foto, video etj e që lidhen jetën e tyre personale. Përveç gjërave pozitive dhe të vlefshme që mund të ndahen nëpër rrjete sociale, njëkohësisht një hapësire shumë të madhe kanë marrë edhe dukurit negative”, u shpreh ai.

Avdijaj shtoi më tej se “Çdo ditë shohim nga gjërat më të ndryshme që shpesh herë përmbajnë shprehje eksplicite, promovim të dhunës, shantazhit dhe kërcënimeve të ndryshme që bëhen pa asnjë lloj censure”.

“Ky negativitet i shprehur po bëhet si njëfarë lloj modeli që po pasohet, e sidomos nga gjeneratat e reja”, tha mes tjerash ai.

Sa i përket rastit të fundit (kërcënimit të një qytetari për vetëvrasje), ku ndërhyri Policia e Kosovës, Avdijaj tha se rastet e tilla dalin në pah nga persona që po kalojnë periudha të vështira jetësore.

Ditëve të fundit është evidentuar një rast specifik nga organet e rendit, ku një person poston një video në rrjete sociale, ku bënë kërcënim se do të kryej vetëvrasje! Rastet e këtilla, zakonisht mund të dalin në pah nga persona të cilët po kalojnë periudha të vështira jetësore e sidomos në momentet me kriza psiko-emocionale, probleme psikike apo ndonjë çrregullim personaliteti”, deklaroi ai për Telegrafin.

Megjithatë, ai u shpreh se për të folur për profilet e këtyre personave, sigurisht se kërkohet një njohje më konkrete dhe një vlerësim psikologjik më specifik, në mënyrë që të dihen saktë motivet, shkaqet dhe arsyet se çfarë e shtynë një person të tillë që të kryej vetëvrasje.

“Këto raste, përveç që janë alarmante, po aq janë edhe shumë serioze me ç’rast kërkohet intervenimi organeve të rendit dhe sigurisë në mënyrë që të parandalohet kryerja e veprimeve të tilla”, potencoi ai.

Në fund, Avdijaj tha se edhe familjarët duhet të jenë vigjilent ndaj këtyre personave.

“Njëkohësisht, kërkohet edhe nga familjarët dhe shoqëria e këtyre personave që të jenë më vigjilent dhe të kujdesshëm ndaj tyre, që t’i mbështesin dhe t’i orientojnë drejt kërkimit dhe marrjes së ndonjë ndihme profesionale nga punonjësit e shëndetit mendor”, theksoi ai.

Ndryshe, ditë më parë, Policia e Kosovës njoftoi zyrtarisht se ka pranuar informatë nga një zyrtare e kompanisë TikTok (dega në Irlandë), se një qytetar i Kosovës përmes postimeve të tij ka folur për vetëvrasje, dhe se për këtë ka ndërhyrë.

“Rreth orës 15:00, është lokalizuar dhe identifikuar personi (përdoruesi i IP-adresës), fillimisht është kontaktuar me prindin, djali i të cilit dyshohet se ka postuar në TikTok nga telefoni postime me përmbajtje të ngjashme rreth vetëvrasjes.

Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetime të Krimeve Kibernetike së bashku me njësi tjera policore, e kanë trajtuar rastin, është njoftuar prokurori si dhe Qendra për Punë Sociale.

Gjithashtu, të shumta kanë qenë edhe rastet e kërcënimeve me fotografi intime dhe publikimin e tyre në rrjetet sociale.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate