12/23/2025 10:37:35 AM

Zbardhen pamjet nga gurorja në Krujë, “molla e sherrit” mes banorëve të Borizanës dhe fisit Rraja! Policia bllokon aktivitetin

Duhet të lexoni

Pamjet që shihni mësipër vijnë nga gurorja në Krujë, “molla e sherrit” mes banorëve të Borizanës dhe fisit Rraja, përplasja mes së cilëve degradoi në dhunë fizike, duke lënë dy persona të plagosur.

Top Channel mëson se në këtë zonë është pezulluar puna dhe forcat policore nga DVP Tirana kanë bllokuar aktivitetin pas konfliktit.

Më 6 korrik, në një lokal në aksin Fushë Krujë-Thumanë, familjarët e Rrajës, goditën me sende të forta dhe kërcënuan me armë Bilbil Majën dhe Jashar Majën, të cilët kërkonin zbutje të minave që përdoreshin në gurore, pasi u ka dëmtuar banesat e tyre.

Përplasja ndodhi në një lokal, teksa ata ishin duke biseduar me një prej punonjësve të minave në gurore, për t’i kërkuar zbutje të agresivitetit. Diskutimi ka përfunduar në konflikt, ndërsa Xhelal e Përparim Rraja dhe disa persona të tjerë i dhunuan vendasit me shkopinj dhe tyta pistolete.

Një ditë më parë, Policia e Shtetit ka shoqëruar Ineid Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Sakaq është shpallur në kërkim djali i ish- deputetit Partisë Socialiste, Rahman Rraja, Rexhepi.

Më herët, Rahman Rraja dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, pas dhunës së ushtruar nga familjarët e tij ndaj banorëve të Borizanës. Duke iu kërkuar falje për zhgënjimin qytetarëve që e kanë votuar dhe kolegëve që e mbështetën, Rraja njoftoi tërheqjen nga jeta politike.

I turpëruar nga incidenti në Borizanë, Rraja i kërkoi të birit, Rexhep Rrajës, që të dorëzohet në polici. “Zoti më dhëntë forcë të përballoj këtë dhimbje dhe të shlyej këtë turp që më la im bir”- u shpreh ndër të tjera Rraja në deklaratën e dorëheqjes.

Top Channel/Metropol Magazine


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate