Prurjet e reshjeve gjatë dhjetorit kanë bërë që të tre hidrocentralet publike në Shqipëri të fillojnë prodhimin e energjisë elektrike.
KESH po prodhon rreth 50% më shumë energji se javët e fundit të nëntorit dhe OSHEE ka ndalur blerjen me çmime marramendëse në tregjet e huaja.
Edhe pse nuk po blihet më jashtë, bizneset pas 1 janarit pritet ta marrin energjinë me çmim tregu, që referencën e ka te bursa hungareze, sepse ajo shqiptare nuk është ende aktive.
Eksperti Lorenc Gordani mendon se energjia e subvencionuar nga shteti është diçka e të shkuarës.
Pas 1 janarit bizneset do kenë mundësinë që të gjejnë furnizues privatë, ku ERRE ka listuar plot 26 kompani të licencuara. Nëse nuk arrijnë të firmosin një kontratë me ato, atëherë OSHEE i jep mundësinë që ta marrin po nga ta, por me çmim që përcaktohet çdo muaj duke llogaritur kostot. Momentalisht çmim në treg të lirë është 32 lekë Kw/h, trefish më i shtrenjtë se ai aktual.
Top Channel