12/22/2025 2:17:28 AM

Gërvalla në Forumin e Dubrovnikut: Kosova, shembulli më i mirë në rajon në luftën për sundim të ligjit

Duhet të lexoni

Në Forumin e sotëm të Dubrovnikut nga Kosova është duke marrë pjesë kryediplomatja Donika Gërvalla.

Ajo mori pjesë në një panel të drejtuar nga Sekretari i Shtetit të Kroacisë, Zdenko Luçiq dhe foli për sukseset e Kosovës në luftën për sundim të ligjit.

Ministrja Gërvalla fillimisht e falënderoi Ministrin Gordan Grlic Radman dhe OECD-në për ftesën, duke theksuar se Kosova me popullsinë më të re në Evropë është shembulli më i mirë në rajon për luftën e suksesshme për sundimin e ligjit dhe besimin në drejtësi dhe qeverisje si bazë e domosdoshme për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit dhe ulje graduale të numrit të atyre që perspektivën e shohin në emigrim”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Gërvalla-Schwarz në këtë panel ishte bashkë me ministrin e Jashtëm të Bosnje e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, Nënsekretaren për çështje Zhvillimore dhe Ekonomike nga MPJ e Estonisë, Mariin Ratnik, si Ivana Živkovic – UNDP, Hrvoje Supic – Diaspora kroate dhe Soana Jaupllari – Profesoreshë e Tregtisë Ndërkombëtare dhe Migrimit nga Universiteti i Tiranës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlic Radman hapi Forumin duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit dhe takimeve të tilla, por edhe rëndësinë e veçantë të diasporës për zhvillimet në Kroaci dhe rajon.

Delegacioni i Kosovës, pjesë e të cilit janë edhe Zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti dhe Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, mori pjesë edhe në darkën e shtruar nga kryeministri i Kroacisë Plenkoviq për nder të Forumit dhe pjesëmarrësve të tij.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate