12/17/2025 10:45:51 PM

Kurtishaj: Durrësi mund t’i humb pushuesit, Shëngjini e Velipoja top-destinacionet e kosovarëve

Duhet të lexoni

Ngritja e çmimeve në bregdetin e Durrësit ka bërë që shumë kosovarë të drejtohen për destinacione tjera. Më shumë të frekuentuara po dalin të jenë Shëngjini dhe Velipoja, ka bërë të ditur pronari i kompanisë turistike, “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj.

Kurtishaj e konsideron si të padrejtë rritjen e çmimeve nga komplekset turistike në Durrës.

Ai thotë se këto dy vende turistike janë bërë destinacion edhe për të rinjtë kosovarë. Ai thotë se Shëngjin e Velipojë janë ndërtuar komplekse të mëdha turistike.

“Është për keqardhje që viti 2023, përkatësisht muaji korrik ka ngritje të çmimeve në gjithë globin sa i përket pushimeve verore. Ka ngritje enorme sidomos Turqia të çmimit të aranzhmanëve turistike verore. Shqipëria ka një ngitje por jo në atë nivel. Sigurisht se Shëngjini është prej top-destinacionet turistike ku shumë të rinj e të reja ia kanë mësyrë këtij vendi, ku përpara moshat më të vjetra kanë shkuar në Shëngjin e Velipojë”, thotë ai, teksa jep edhe arsyen e ndryshimeve nga Durrësi në këto dy vende.

“Në Shëngjin e në Velipojë ka një numër të madh të qytetarëve që po i kalojnë pushimet për shkak të çmimeve të lira. Ku krejt kësaj i shtohet numri i madh i komplekseve të mëdha turistike. Ky ndryshim nga Durrësi për në Shëngjin ka ardh për shkak të çmimeve më të lira që ka ky vend”, u shpreh ai.

Teksa ka folur për ndryshimet në çmime, Kurtishaj ka treguar edhe arsyen që i ka detyruar këto komplekse t’i ngritin çmimet.

Ai thotë se një ndër arsyet ka qenë shitja e paketave me çmime të lira dhe me ndryshimet e lekut karshi euros.

Durrësi këtë vit ka ngritur çmimet në muajin korrik dhe është një rritje goxha e madhe që kalon shifrën 20 për qind. Unë ju bëj thirrje komplekseve turistike në Durrës që të kenë durim dhe e kemi parasysh që e kemi një zhvleftësim të euros dhe përforcim të lekut në Shqipëri por kjo ka për të lënë pasoja me këtë ngritje të çmimeve”, thotë Kurtishaj, teksa e quan vendim jo të drejtë për pushuesit kosovarë, raporton EO.

“Me aq sa kam kuptuar, disa nga hotelet në brigjet e Durrësit i kanë shitur paketat e tyre turistike në muajt tetor dhe nëntor të vitit 2022 me çmime jashtëzakonisht të lira dhe me ndryshimet e lekut karshi euros, ata kanë krijuar një lloj pasigurie për shkak të ndryshimeve të çmimit. Nëse një qytetar ka marrë 55 euro për një ditë qëndrimi nga muaji nëntor, sot nuk është vlera e njëjtë e euros dhe tash po mundohen që me çmime të larta në sezonin verore ta mbulojnë me diasporën dhe kosovarët. Andaj, ky është një vendim jo i drejtë, ata duhet ta shohin qytetarin kosovar si pushues dhe këto ndryshimet e mëdha nuk duhet të bëhen në mënyrë të pakontrolluar”, thotë tutje ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate