1/19/2026 11:51:54 PM

Njihuni me gruan e vetme kosovare me gradën gjeneral-major

Duhet të lexoni

Xhevë Krasniqi, Lladrovci ishte luftëtare e UÇK-së në luftën e fundit në Kosovë, e cila luftoi pareshtur deri në frymën e saj të fundi, shkruan Gazeta Metro.


Ajo është luftëtarja e vetme e UÇK’së, që do të ketë gradën e gjeneral-majorit, e kjo është grada më e lartë që ka marrë një grua shqiptare. Më poshtë  Metro ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur pë heroinën kombëtare Xhevë Krasniqi, Lladrovci:

1. Xheva u rrit dhe u edukua në një familje me tradita shqiptare. Ajo ishte fëmija i parë ndër 17 djem e vajza të tjera të babait të saj.

2. Heroina Xhevë Lladrovci kishte mbaruar Fakultetin e Letërsisë dhe atë Juridik. Për më tepër, ajo ishte bërë edhe mësuese e vjehrrës së saj – nënë Shefkijes, të cilës ia mësoi abetaren, në mënyrë që vetë ajo t’ia shkruante letrat djalit të saj, Fehmiut, në kohën sa ishte në burg.

3. Ajo është gruaja e parë shqiptare thellësisht e emancipuar, tepër e shkolluar, dy herë e diplomuar, si mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe si juriste e diplomuar. është grua e cila në lëvizjen ilegale çlirimtare, u bë një nga figurat më të rëndësishme dhe më domethënëse, e cila krijoi portretin e saj politik, figurën e gruas që i takonte e ardhmja.

4. Xheva ishte jashtëzakonisht aktive në të gjitha organizimet që u bënë për çlirimin e atdheut. Si rezultat, ajo, gjatë një veprimtarie ilegale të vitit 1981, ishte njohur me Fehmiun, me të cilin edhe u fejua pas 2-3 muajsh. Menjëherë pas fejesës, Fehmiu ishte burgosur gjoja për veprimtari antishtetërore me 10 vite burg, prej të cilave do t’i vuante 5 e gjysmë.

5. Pas rënies heroike të Xhevë e Fehmi Lladrovcit, në vendin Gradinë të Gllanasellës, ku edhe e luftuan betejën e fundit, është ngritur përmendorja e pavdekësisë për të rënët në betejë. Ndërsa, shkolla fillore e Gllanasellës së Drenasit, në shtator të vitit 2005, mori emrin e heroinës Xhevë Krasniqi – Lladrovci. Shtabi i përgjithshëm i UÇK’së, pas rënies i dha titullin, gradën Gjeneral-major, ndërsa më 22 shtator 2008, Xhevë e Fehmi Lladrovci shpallen heronj të Kosovës nga kryetari i atëhershëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

6. Për kontributin e madh të dhënë, këta dy heronj i ka nderuar edhe shteti i Kroacisë, duke u dhuruar Medaljen e Artë familjes Lladrovci, kurse edhe Posta e Kosovës ka emetuar pullën postare kushtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovci./gazetametro


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate