12/17/2025 11:33:40 AM

28-vjeçari shqiptar përplas për vdekje bashkëatdhetarin në Athinë

Duhet të lexoni

Një video shokuese ka publikuar televizioni shtetëror ERT në Greqi që tregon një 28 vjeçar me origjinë shqiptare i cili kalon mes për mes një prej rrugëve me më shumë qarkullim në Athinë dhe një makinë që po vinte në atë moment e përplas me forcë dhe e hedh disa metra larg.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e se enjtes kur një drejtues automjeti, edhe ai me origjinë shqiptare, që po ecte në bulevardin Vuliagmenis me drejtim për në Varkiza, pa papritmas para tij në mes të rrugës 28 vjeçarin dhe pa mundur të ndalojë makinën, brenda një sekonde e godet duke e plagosur për vdekje.

“Dëgjova një zhurmë ,por thashë ndonjë aksident si ato që ndodhin përditë, ndonjë makinë është përplasur. Por më pas pashë një makinë dhe një njeri të shtrirë dhe kuptova se kishin përplasur një këmbësor.“- shprehet një i ri.

Siç kanë deklaruar oficerët e policisë rrugore i aksidentuari ka kaluar rrugën ndërkohë që semafori ishte i hapur me dritën jeshile vetëm për automjetet. 20 vjeçari është marrë me ambulancë duke pasur ndjenjat dhe është dërguar në spital, por disa minuta më vonë ka humbur jetën nga hemorragjia e brendshme.

“Pashë videon kur kombësorin e hodhi disa metra lart në ajër një makinë. Nuk e kishte fajin shoferi , por këmbësori që kaloi me semafor të kuq.”

Autoritetet e policisë rrugore që kanë arrestuar 26 vjeçarin sipas rregullit dhe i kanë bërë edhe testin e alkoolit, kanë marrë edhe materialet filmike nga kamerat e rrugës për ti dërguar tek prokurori, ndërsa drejtuesi i mjetit që përballon akuzën e vrasjes pa dashje do të dëshmojë për aksidentin. Identitetet e të dy shtetasve me origjinë shqiptare ende nuk janë publikuar./ Top Channel


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate