12/19/2025 12:59:13 PM

ShBA-ja kërkon drejtësi dhe përgjegjësi nga Serbia për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

Duhet të lexoni

Në mesin e mijëra personave të vrarë gjatë luftës në Kosovë janë edhe vëllezërit Bytyqi, tre shqiptarë nga Prizreni me shtetësi amerikane të cilët u vranë në korrik të vitit 1999 në Serbi.

Ndonëse kanë kaluar 24 vjet nga vrasja e tyre, deri sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë krim, raporton Klankosova.tv.

Kështu, Ambasada Amerikane në Beograd, në këtë përvjetor të vrasjes së tyre, ka kërkuar përgjegjësi nga shteti i Serbisë.

“Kanë kaluar 24 vjet që kur shtetasit amerikanë Ilir, Mehmet dhe Agron Bytyqi u ekzekutuan derisa ishin të paraburgosur nga policia speciale serbe. Çdo vit që kalon pa u mbajtur askush përgjegjës për këtë krim brutal lufte është një fyerje ndaj shtetit të së drejtës”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë sërish thirrje Serbisë që të hetojë plotësisht këtë rast dhe të nxjerrë para drejtësisë ata që kanë kryer dhe kanë mbuluar këto vrasje. Ne do të vazhdojmë këtë thirrje deri në vendosjen e drejtësisë”, thuhet në postimin e Ambasadës së ShBA-së në Beograd në Twitter, raporton Klankosova.tv.

Familja Bytyqi, më 2021 i kishte bërë thirrje administratës së presidentit amerikan, Joe Biden që të angazhohet seriozisht për zbardhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi në Serbi më 1999.

“Deri më tani, ne jemi thellësisht të zhgënjyer që administrata nuk ka ndërmarrë hapa më seriozë kur mund të bëhej kaq shumë”, thuhej në një komunikatë të familjes Bytyqi.

Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, shtetas amerikanë me prejardhje nga Kosova, janë arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit.

Ata janë liruar nga burgu pasi janë dënuar dhe më pas janë vrarë. Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

“I bëjmë thirrje administratës së presidentit Biden që të fillojë një angazhim serioz për këtë çështje para se të jetë tepër vonë. Presidenti Biden u dha një premtim vëllezërve tanë, familjes sonë dhe komunitetit tonë. Shpresojmë që administrata e tij shpejt ta përmbushë atë premtim”, thuhet në deklaratën e familjes Bytyqi.

Aty theksohet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë, vazhdimisht kanë treguar se janë një aktor jo i besueshëm në këtë çështje “por, zyrtarët e Departamentit të Shtetit refuzojnë të pranojnë këtë fakt”.

Baza e Njësive speciale kundër terrorit të Ministrisë së Brendshme serbe në Petrovo Sello, atëbotë ishte nën komandën e Goran Radosavleviqit-Guri.

Rreth 2 vjet më parë, Serbia e nderoi të njëjtin me një medalje mirënjohjeje.

Radosavleviq është në listën e sanksioneve të SHBA-së pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Ambasada amerikane në Serbi kishte thënë atëbotë se Radosavleviqi “duhet të përballet me drejtësinë dhe nuk duhet të marrë medalje”.

Më 7 korrik të vitit 2021, Prokuroria për Krime të Luftës në Serbi kishte thënë se ishte duke mbledhur prova të reja me qëllim që të “përcaktohet identiteti” i autorëve të vrasjes së vëllezërve Bytyqi më 1999. /Klankosova.tv

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate