Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, ka mbërritur tek kryeministria shqiptare, ku do të pritet nga kreu i saj, Edi Rama dhe kabineti i tij.
Pas pak në një ceremoni zyrtare, Rama do ta nderojë Clintonin me medaljen “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.
Një numër i qytetarëve me flamuj “Kuq e zi” e atë amerikan, kanë dalur për ta pritur ish-presidentin Clinton.
Aty po qëndron për ta përcjell nga afër edhe gazetari i Klan Kosovës Drin Demiri.
Kjo është vizita e parë e Bill Clinton në Shqipëri.