12/29/2025 11:54:48 AM

Deputetja britanike e kritikon Perëndimin për qasjen e padrejtë ndaj krizës Kosovë-Serbi

Duhet të lexoni

Politikania britanike e Partisë Konservatore dhe kryetarja e Komitetit për Çështjet e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Alicia Kearns, shprehu shqetësim lidhur me qasjen e padrejtë të Perëndimit ndaj krizës së fundit Kosovë-Serbi.

Në një intervistë ekskluzive në “Inside Albania” për gazetaren Alice Taylor, Kearns u shpreh qartë se cila palë ka shkaktuar tensionet e vërejtura në këto javë të fundit.

“Shqetësimi im lidhet me ekuilibrin e mënyrës se si, veçanërisht ShBA-ja dhe BE-ja, po reagojnë ndaj tensioneve të shtuara në Kosovë. E vërteta është se, nëse kthehemi te ajo që ka çuar në këtë krizë, është pikërisht vendimi i Serbisë për të ndërhyrë në zgjedhjet e brendshme në Kosovë”, theksoi ajo.

Tensionet në veri të Kosovës u përshkallëzuan në fund të muajit maj, pasi kryetarët e rinj shqiptarë u futën në ndërtesat komunale me ndihmën e Policisë së Kosovës, derisa serbët lokalë kundërshtonin.

Që atëherë, serbët protestojnë para ndërtesave komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Këta kryetarë u zgjodhën në zgjedhjet lokale të 23 prillit në katër komunat veriore, një proces që u bojkotua nga serbët, shkruan Euronews.al, përcjell Klankosova.tv

Më 14 qershor, tensionet u përshkallëzuan më tej pas arrestimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Serbia pretendon se ata u arrestuan “thellë” në territorin e saj, por Kosova deklaroi se ata po patrullonin në territorin e Kosovës pranë kufirit me Serbinë në Leposaviq.

Këta kryetarë u zgjodhën në zgjedhjet lokale të 23 prillit në katër komunat veriore, një proces që u bojkotua nga serbët, shkruan Euronews.al, përcjell Klankosova.tv

Më 14 qershor, tensionet u përshkallëzuan më tej pas arrestimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Serbia pretendon se ata u arrestuan “thellë” në territorin e saj, por Kosova deklaroi se ata po patrullonin në territorin e Kosovës pranë kufirit me Serbinë në Leposaviq.

Ndërsa Perëndimi kërkon uljen e tensioneve, ndërkombëtarët nuk janë të gatshëm të kritikojnë Serbinë për kapjen e paligjshme të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, sipas deputetes Kearns.

“Ajo që kemi parë është denigrimi dhe ndëshkimi i partnerit tonë demokratik Kosovës, ndërsa një vend gjithnjë e më autokratik Serbia është pritur me hov dhe nuk ka pasur ndonjë pasojë, pavarësisht faktit se ata kanë arrestuar apo rrëmbyer tre zyrtarë të Policisë së Kosovës. Mungesa e vullnetit të vendeve dhe organizatave si BE-ja për ta quajtur arrestim të paligjshëm, për të njohur se ka ndodhur një rrëmbim apo për të ndëshkuar Serbinë, është e pafalshme”, tha ajo.

Pas tensioneve, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur tre kërkesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti: Qetësimin e situatës në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe rikthimin në dialog për normalizimin e marrëdhënieve.

ShBA-ja gjithashtu ka inkurajuar Kurtin që kryetarët e rinj shqiptarë të zgjedhur në veri të kryejnë detyrat e tyre nga vende alternative.

Ndërkohë, Kryeministri Kurti ka paraqitur një plan pesë-pikësh, i cili gjithashtu përfshin mbajtjen e zgjedhjeve. Megjithatë, Kurti ka deklaruar se për të pasur zgjedhje të lira në veri, është i nevojshëm sundimi i ligjit.

Kearns, një mbështetëse e zëshme e Kosovës në Dhomën e Përfaqësuesve në Britaninë e Madhe, kritikoi Perëndimin se përmes politikave jo të ekuilibruara, nuk ia ka dalë ta frenojë Serbinë nga acarimi i tensioneve, ndërkohë që Kosova gjithmonë rreshtohet kah politikave të jashtme të bashkësisë ndërkombëtare.

Në thelb, ky është një dështim i diplomacisë parandaluese dhe ajo që kemi parë përgjatë këtyre dekadave të fundit është një dështim i vazhdueshëm për të dalë kundër atyre që mbështesin autokracinë dhe që nuk angazhohen në mënyrë domethënëse në proceset ndërkombëtare. Kosova është partnerja jonë demokratike, që pranon të përfshihet në sanksione dhe të mbështesë plotësisht atë që bashkësia ndërkombëtare dhe BE kërkojnë kur vjen puna tek Ukraina. Në anën tjetër, kemi presidentin serb Aleksandar Vuçiq që thotë se ka thyer dorën dhe kështu do ta ketë për katër vite, ndaj nuk mund të nënshkruajë një marrëveshje për të ndihmuar në mënyrë të qartë qetësimin e situatës. Kemi Vuçiqin që nënshkruan një marrëveshje për politikën e jashtme me Rusinë, shumë muaj pas pushtimit të paligjshëm të Ukrainës”, theksoi ajo.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate