Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se trazirat e shkaktuara nga sfida e paprecedentë ndaj autoritetit të Putin-it nga luftëtarët e Wagner-it mund të mos kenë përfunduar ende dhe mund të duhen javë ose muaj për t’u zgjidhur.
Kriza e Rusisë që përfshin një tentativë për revoltë mercenare kundër Kremlinit ekspozoi “çarje të vërteta” në autoritetin e Putinit.
Kjo, pasi ai u detyrua të hynte në një marrëveshje amnistie, ka thënë Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Antony Blinken.
Kryengritja e grupit mercenar privat Wagner dhe liderit të tij Yevgeny Prigozhin gjatë fundjavës shënoi “një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj autoritetit të Putinit”.