1/3/2026 3:10:05 AM

Vajza iu vra dhe iu muros nga i dashuri në Spanjë, RRËQETH nëna e Sibora Geganit

Duhet të lexoni

Nëna e Sibora Geganit, 22-vjeçares shqiptare e cila u vra dhe u muros nga i dashuri i saj 9 vite më parë në Spanjë, trupi i së cilës u gjet pak javë më parë, në një intervistë për ‘La Repubblica’ shprehet se do të dijë se kush e ndihmoi vrasësin. Ajo thotë se Sibora ishte shumë e dashuruara me Marcus Gaius Romeo.

Askush nuk më besoi kur thashë se i kishte ndodhur diçka e keqe asaj. Dua të di kush e ndihmoi vrasësin! Sibora ishte shumë e dashuruar me atë! ’- thotë Betta Shahini.

Megjithëse shanset ishin të pakta, nëna e Siborës shpresonte që ajo të kthehej e të thoshte jam mirë.

Kur më erdhi analiza e ADN-së ishte momenti më i keq i jetës sime, sepse kisha një shpresë që vajza ime të kthehej dhe të më thoshte gjithçka ishte mirë. Si e vrau një vajzë në lule të jetës, vetëm 22 vjeçe. Ai për mua ishte një mostër një vrasës!’- shprehet ajo.

Pas rreth 9 vitesh nga vrasja në vitin 2014 në Spanjë, autoritetet kanë arritur të gjejnë eshtrat e Sibora Geganit në banesën ku ajo ka pas jetuar bashkë me ish-të dashurin e saj, Marco Remeo, i cili është edhe vrasësi i saj.

Zbulimi i eshtrave të saj, vjen pas dëshmisë që ka dhënë autori, i cili pas arrestimit në muajin maj dëshmoi se e ka vrarë Sibora Geganin dhe e kishte murosur atë në murin e banesës. Eshtrat e 22-vjeçares shqiptare u gjetën më 7 qershor të këtij viti në një qese plastike brenda një muri në banesën në Malaga ku banonte çifti.

Sibora Gagani u shpërngul në një banesë me italianin në Costa del Sol në vitin 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014. Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kamariere në qytetin Costa del Sol.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate