1/3/2026 4:45:22 PM

Vuçiq i “shqetësuar”: Turqia po armatos seriozisht FSK-në, s’blejmë më dronë prej tyre

Duhet të lexoni

Dua t’u tregoj njerëzve diçka që nuk e dinë. Turqia e ka armatosur seriozisht FSK-në…Turqia u ka dhënë raketa anti-tank, dronë Bajraktarë, topa me rreze të gjatë. Këto i ka FSK-sot”, ka thënë Aleksandar Vuçiq duke folur në emisionin e mëngjesit në Tv Pink teksa u ankua për mbështetjen turke dhe “armatimin serioz” që po ia sigurojnë Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të cilën tha se “është kundër të drejtës ndërkombëtare.

“Ne refuzuam të blejmë bajraktarë sepse ata ia dhanë Prishtinës. Nuk do të bashkëpunojmë më me ta në këtë. Dronët kinezë, CH-90, na kanë ardhur kohëve të fundit. Brenda pesë muajsh, do të kemi 1 mijë dronë kamikazë që i kemi porositur nga Lindja e Mesme, për të parandaluar një agresor potencial”, ka thënë Vuçiq.

“(Kryeministri i Kosovës, Albin) Kurti dëshiron të na ngrejë në luftë dhe ai nuk do të ndalet”, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, derisa thotë se “edhe aktorët kyç perëndimorë e dinë që ai është fajtori”.

Vuçiq madje tha për Kurtin se ai “është enverist, marksist dhe anarkist” dhe se “ai dëshiron gjithçka që unë dua ta shmang”.

“Kurti nuk do ta formojë Asociacionin, as në një mënyrë e as në një tjetër. Ai e di që Asociacioni duhet të jetë në pajtim me parimet e nënshkruara nga unë dhe Isa Mustafa. Nuk pranon asnjë parim. Ai dëshiron të nga nrejë në luftë. Sepse dëshiron të jetë lider lufte. Është enverist, marksist dhe anarkist. Gjithçka që unë dua të shmang, ai e dëshiron ta bëjë. Dhe tash dëshiron të nga ngrejë në konflikt me NATO-s. Janë tejet të këmnaqur që turqit kanë arritur”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti i Serbisë madje mes tjerash thotë se Ushtria e Serbisë është “shumë më e madhe” se Forca e Sigurisë së Kosovës “por ditë e më shumë po armatosen e pajisnet, në rend të parë përmes mjeteve turke”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate