1/13/2026 2:23:43 AM

Përse “u sulmua” Rostovi? Çfarë ka në qytetin ku nisi “puçi” kundër Putinit

Duhet të lexoni

Pas një nate konfuzioni dhe kaosi, kreu i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, deklaroi se ndodhet brenda selisë së ushtrisë ruse në Rostov-on-Don. P

Për më tepër, shefi i grupit mercenar pretendon se luftëtarët e tij tashmë kanë nën kontroll strukturat ushtarake të qytetit. Edhe pse pohime të tilla The Guardian thotë se nuk i ka verifikuar dot në mënyrë të pavarur, është e qartë se situate në qytetin jugor rus është e trazuar dhe e pasigurtë- dhe kjo në një rajon me rëndësi strategjik për Moskën që mund të ketë pasoja të gjera për konfliktin në Ukrainë.

Por çfarë ndodhi që Wagneri akuzohet sot për kryengritje të armsotura nga presidenti rus Vladimir Putin? Një ditë më parë, Prigozhin i akuzoi trupat ruse për një sulm me raketa, ng ai cili mbetën të vrarë disa prej mercënarëve te tij. Pas një serie ankesash të mëparshme, kjo duket e mbushi kupën dhe në përshkallëzimin më serioz të përplasjeve mes bosit të Wagnerit dhe komandantëve të ushtrisë së rregullt ruse, Progozhin njoftoi marshimin e forcave të tij në Rostov. Përse pikërisht këtu?

Rostov-on-Doni është qyteti më i madh në Rusinë jugore dhe kryeqendra e rajonit të Rostovit që është ngjitur me pjesë të Ukrainës lindore, ku lufta është sot më e egër se kudo tjetër. Qyteti – vetëm 100 km nga kufiri me Ukrainën – është shtëpia e komandës së distriktit ushtarak jugor rus, nën urdhrat e se cilës po koordinohen veprimet ndaj kundërofensivës së Kievit në jugun e vendit fqinj. Rostov strehon po ashtu qendrën komanduese për grupin e përbashkët të forcave ruse në Ukrainë në tërësi dhe për këtë arsye është një nyje kritike e logjistikës së ushtrisë ruse.

Çdo kërcënim që i kanoset pranisë së ushtrisë ruse atje, ka të ngjarë të ketë pasoja në shumë aspekte kyçe të luftës në Ukrainë, thonë ekspertë të ndryshëm. Pavarësisht se pretendon se ka nën kontroll struktura ushtarake ruse, Prigozhin thote megjithatë se operacioni i tij nuk do të pengojë përpjekjet luftarake të Moskës.

“Ne morëm nën kontroll aeroportin e Rostovit, në mënyrë që avionët ushtarakë të mos na godisnin ne, por të sulmojnë ukrainasit”, u shpreh ai. “Erdhëm këtu për të ndaluar turpin në vendin ku jetojmë,” tha Prigozhin, përpara se të shtonte: “Ne po shpëtojmë Rusinë”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate