1/18/2026 4:01:12 PM

Gjermania paralajmëron “pasoja të rënda” nëse Rusia sulmon Ukrainën

Duhet të lexoni

Ministri gjerman për Çështje Ekonomike, Robert Habeck ka paralajmëruar se gazsjellësi rus “Rrjedha Veriore 2” mund të përballet me “pasoja të rënda” nga Gjermania, nëse Rusia e sulmon Ukrainën.

“Çdo veprim i ri ushtarak nuk mund të kalojë pa pasoja të rënda”, tha Habeck duke iu referuar grumbullimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën.

“Çështja e vënies në funksion (të gazsjellësit ‘Rrjedha Veriore 2’) mbetet e hapur dhe duhet të vendoset sipas ligjit evropian dhe gjerman”, shtoi ai.

“Por, lidhur me gazsjellësin nuk mund të pritet asnjë nëse ka shkelje të reja të integritetit territorial të Ukrainës”, tha ministri gjerman në një intervistë të publikuar më 19 dhjetor në Frankfurter, Allgemeine Zeitung.

A është faji i Rusisë që Evropa ka mungesë të gazit natyror?

Habeck po ashtu tha se një pushtim i Rusisë do ta shtynte Berlinin që ta rimendonte bashkëpunimin me Moskën sa i përket gazsjellësit.

Gazsjellësi “Rrjedha Veriore 2” thuhet se do të dyfishojë furnizimet me gaz natyror nga Rusia në Gjermani. Por, ky projekt është zvarritur për vite me radhë dhe është kritikuar nga aleatët e Gjermanisë në Bashkimin Evropian, përfshirë edhe Poloninë.

Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kundërshtojnë këtë gazsjellës pasi argumentojnë se do të vinte në rrezik sigurinë energjetike të Evropës duke rritur varshmërinë nga gazi rus. Por, po ashtu do t’ia pamundësonte Ukrainës që të fitonte nga taksat për transitin e gazit.

Qeveria e re gjermane veçse ka kërcënuar se do ta bllokojë funksionalizimin e gazsjellësit nëse Rusia e pushton Ukrainën.

“Në rast se kemi përshkallëzime të mëtejme, ky gazsjellës nuk do të funksionalizohet”, ka deklaruar ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Projekti “Rrjedha Veriore 2” është duke pritur miratimin nga rregullatorët gjermanë. Kompania që kontrollon këtë gazsjellës ka dorëzuar dokumentet për të rinisur procesin e certifikimit. Por, edhe nëse miratohet nga rregullatorët gjermanë, funksionalizimi i gazsjellësit duhet të miratohet edhe nga Komisioni Evropian./REL/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate