1/14/2026 1:35:21 PM

Heshtje zgjedhore në Greqi, Mitsotakis dhe Tsipras përmbyllën mitingjet e mëdha

Duhet të lexoni

Heshtja zgjedhore mbizotëron sot në Greqi, një ditë para se qytetarët të shkojnë përsëri tek kutitë e votimeve 5 javë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 21 majit, në të cilat kosnervatorët që fituan bindshëm me 20 pikë diferencë nga të Majtët, nuk mundën të siguronin shumicë parlamentare për shkak se u zhvilluan me sistemin e thjeshtë proporcional.

Në mitingun e fundit të premten në mbrëmje nga sheshi Sintagma i Athinës kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis u ka bërë thirrje grekëve për përgjegjësi politike që me votën ndaj partisë së tij do të çojnë vendin në stabilitet kombëtar.

“Votuesit i kthyen shpinën toksicitetit dhe përçarjes dhe shpërblyen programin tonë politik, punën e palodhur, mirësjelljen politike dhe mbi të gjitha, efikasitetin. Shpërblyen një qeveri që mbetet konsistente midis premtimeve dhe veprave, që ishte e sinqertë para gabimeve të saj.”- u shpreh Kyriakos Mitsotakis.

Nga Selaniku , kreu i Syrizas Aleksis Tsipras u ka dhënë kurajë përkrahësve të tij që të bëjnë çfarë është e mundur për të zvogëluar distancën dhe për të mos lejuar Demokracinë e Re të ketë pushtet absolut.

“Ju e dini mirë: Lejohet të rrëzohesh, por duhet të ngrihesh përsëri në këmbë. Dhe ne jemi tashmë në këmbë. Ne po luftojmë për idealet tona, vlerat dhe parimet tona, për shumicën e shoqërisë greke.“- u shpreh Alexis Tsipras, kreu i partisë Syriza.

Analistët vlerësojnë se nuk priten ndryshime në rezultatin zgjedhjeve përveç faktit se sa e madhe do të jetë shkalla e fitores së konservatorëve, si dhe fatit të partive të shkatërruara të opozitës së majtë që do të duan vite për tu rimëkëmbur. Ata theksojnë gjithashtu se gabimi kryesor ,sidomos i partisë më të madhe opozitare Syriza ishte se investoi përsëri ashtu si në 2015, tek zemërimi i njerëzve pas kaq shumë vitesh krize ekonomike dhe pandemie ,ndërkohë që njerëzit kërkojnë tashmë stabilitet.

Ndërsa sot votojnë rreth 25000 grekë në 35 shtete jashtë Greqisë ,prej orës 7 të së dielës ,për 12 orë, në 21.634 qendra , do të shkojnë rreth 9.8 milionë votues, mes tyre edhe ata që mbushin moshën 17 vjeç sivjet, për të zgjedhur deputetët e parlamentit 300 vendesh nga 32 parti apo forca politike, kësaj here me sistemin proporcional të përforcuar.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate