1/18/2026 8:47:58 AM

Goditja e SHBA-së me ‘listë të zezë’, kambana bie për Vucicin

Duhet të lexoni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dërguan një mesazh paralajmërues Serbisë, duke dërguar zyrtarin Paul Ahern në një “turne” në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit u diskutua për sanksionet amerikane ndaj disa individëve, në mënyrë që edhe disa persona të tjerë pranë autoriteteve serbe të përfshihen në “listën e zezë”, përkrah Zvonko Veselinoviqit, biznesmenit kriminal nga veriu i Kosovës dhe Milan Radoiçiqit, nënkryetar i Listës Serbe.


Kështu e interpretojnë disa analistë në Serbi vizitën e një zyrtari të lartë amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjatë së cilës ai qëndroi në Beograd ditëve të fundit dhe u takua me zyrtarë të qeverisë serbe.

Gjatë një vizite tre-ditore në Beograd, ushtruesi i detyrës së ndihmës sekretarit të Thesarit, Paul Ahern, foli për çështjen e sanksioneve, duke theksuar se “individët dhe kompanitë që i nënshtrohen sanksioneve duhet të mbajnë përgjegjësi dhe aktivitetet e tyre duhet të ndalen”.

Ahern shtoi se “Presidenti Biden e ka bërë të qartë se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara” dhe se “do të vijojë t’i kërkojë llogari protagonistëve të korrupsionit kudo që ndodhen”.

Krahas deklaratës zyrtare se është biseduar për sanksionet, në qarqet diplomatike thuhet jozyrtarisht se autoriteteve serbe mes rreshtash u është thënë se sanksione të tilla mund t’i godasin edhe disa persona të tjerë të afërt me Partinë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiqit, nëse Beogradi nuk i përfill të gjitha mesazhet nga Shtetet e Bashkuara për politikën në rajon.

Sipas burimeve të “Danas”, tani për tani Bosnjë e Hercegovina do të jetë nën një “goditje” më të madhe nga Amerika, sepse vetë Ahern shpalli hapur në Sarajevë një shtrëngim të mundshëm të sanksioneve për BeH, dhe SHBA-ja, si dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar, e sheh situatën në BeH si kërcënim të madh për stabilitetin e rajonit.

Ivan Vujaçiq, ish-ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, i tha “Danasit” se një skenar i tillë është “absolutisht i mundshëm” dhe se ai supozon se sanksionet do të prekin jo vetëm Kosovën, por edhe Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

“Autoritetet në Beograd duhet ta marrin seriozisht këtë mesazh. Jam i sigurt se janë thënë më shumë gjëra që nuk do të bëhen publike për temën e sanksioneve. Potencialisht, nuk do të habitesha nëse zyrtarëve vendorë do t’u thuhej se së shpejti do të publikohej një listë me disa emra të tjerë dhe që t’u ishte njoftuar paraprakisht, për të mos u habitur”, thekson Vujaçiq.

Ai shpjegoi se nuk është për t’u habitur që sanksionet ishin temë e vizitës së Ahern, sepse zyra e OFAC, e cila merret me ngrirjen e fondeve të njerëzve në mbarë botën që janë në listën e sanksioneve amerikane, është nën autoritetin e Thesarit dhe Departamentit amerikan të Shtetit.

“Nga ana tjetër, ata kanë një njeri të veçantë që merret me sanksionet në koordinim me Departamentin e Shtetit, i quajtur James O’Brien, i cili ishte thellësisht i përfshirë në krizën tonë dhe pas kësaj ishte në grupin Albright”, theksoi ai.

Natan Albahari, Sekretar Ndërkombëtar i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, tha për “Danas” se opozita në Serbi ka paralajmëruar për vite me radhë se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis Radoiçiqit dhe Veselinoviçit me Partinë Progresive Serbe dhe presidentit Aleksandar Vuçiq dhe se sanksionet e SHBA-së kundër Veselinoviçit dhe Radoiçiq janë sinjali më i fortë deri tani se Administrata e Bidenit do të merret seriozisht me Ballkanin Perëndimor dhe Serbinë.

“Këto sanksione janë një paralajmërim për Vuçiqin se ai nuk mund t’i fshehë lidhjet e tij me kriminelët, as paratë që i ka marrë prej tyre. Edhe pse mund të dëgjojmë se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë janë në rritje, kjo lëvizje, si dhe mos ftesa dhe vetëm më vonë miratimi që Serbia të marrë pjesë në Samitin për Demokraci të organizuar nga Biden, ia bën të qartë Vuçiqit se “carte blanche” që e kishte ka përfunduar gjatë administratës Trump”, tha Albahari.

Ai gjithashtu pret sanksione dhe paralajmërime shtesë në të ardhmen, sepse Shtetet e Bashkuara duan rezultate të matshme në luftën kundër korrupsionit, dhe nga ana tjetër, “Vuçiq vështirë se mund të heqë dorë nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ose ta përmirësojë situatën në fushat e kërkuara, sepse që do të çonte në rënien e tij të përshpejtuar nga pushteti”, përfundon ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate