1/19/2026 9:20:35 AM

Veriu si rrezik për konflikt rajonal, Kurti i përgjigjet Escobarit, ironizon me Edi Ramën

Duhet të lexoni

Veriu si rrezik për konflikt rajonal, Kurti i përgjigjet Escobarit, ironizon me Edi Ramën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media ka folur lidhur me deklaratën që sot e ka dhënë emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se tensionet në veri rrezikojnë të shndërrohen në konflikt rajonal, shkruan Express.

Kurti ka thënë se duhet pyetur Escobarin se përveç Kosovës e Serbisë, për cilat shtete të tjera e ka pasur fjalën kur ka përmendur konfliktin rajonal, shkruan Express.

Më një dozë të lehtë humori, Kurti ka thënë se për Malin e Zi e Maqedoninë e Veritu nuk ia merr mendja, derisa ka thënë për Shqipërinë “ndoshta”, pas kërcënimit për ngrirje raportesh që kryeministri Edi Rama ia ka bërë Serbisë.

Por Kurti ka thënë se di shumë gjëra, por jo të gjitha dhe për këtë duhet pyetur Escobarin se për cilat shtetet e ka pasur fjalën.

Në veri është KFOR-i dhe Policia, dhe kemi struktura ilegale të Serbisë. Është një konflikt i një republike demokratike me policinë me profesionale dhe të orientuar nga perëndimi, dhe anën tjetër struktura kriminale të një shteti autokratik. Është një konflikt mes këtyre dyjave, dhe besoj se në mes të këtyre të dyjave nuk do të duhej të kishte zyrtar, diplomat, politikan të perëndimit demokratik që ka dilema se cila është ana e drejtë. Konflikt rajonal, siç paska thënë Escobar, po iu besoj juve se unë nuk e kam parë, i bie që nuk janë veç dy shtete, ka më shumë se dy shtete. Mbase ndodheni në konferencën e gabuar për media, është dashur të jeni në konferencën tjetër për media, është dashur ta pyesni atë.Cilat shtetet tjera përveç Kosovës dhe Serbisë besoni që do të përfshihen, meqë thoni se konflikti do të jetë rajonal. Unë nuk e di. Mali i Zi s’ma merr mendja, Maqedonia s’besoj, kryeministri Edi Rama ka kërcënuar Beogradin, ndoshta, por ju atje duhet t’i pyesni, sepse unë i di shumë gjëra, por jo aq shumë. Pra do të duhej që emisarin Escobar ta pyesni kur ka thënë konflikt rajonal, se cilat shtete i ka menduar përveç Kosovës e Serbisë”, ka thënë Kurti në konferencë për media.

Ai tutje ka thënë se s’ka informacione që sundimi i ligjit mund të sjell konflikt rajonal.

“Nuk kam informacion që sundimi i ligjit në veri do të na sjell konflikt rajonal”, ka përfunduar Kurti./


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate