1/17/2026 7:28:20 PM

Tragjedia e familjes kosovare në Lepenc, arrestohet shoferi nga Shkupi

Duhet të lexoni

64 vjeçari nga Shkupi është arrestuar nga policia pas aksidentit të të shtunës kur një automjet me targa të Kosovës ra në lumin Lepenc, rrugës për në Bllacë.

I arrestuari dyshohet si pjesëmarrës në aksidentin mes veturës me targa të Kosovës dhe automjetit të drejtuar prej tij me targa të Shkupit, informon Klan Maqedonia.

Ai do të mbahet derisa të përfundojnë hetimet për të zbardhur arsyet e plota të aksidentit, ndërkohë që në terren vazhdon operacioni i kërkimit për tre anëtarët e familjes Pacolli, që ende rezultojnë të zhdukur në ujërat e lumit.

Me datë 17.06.2023 rreth orës 15:20 është raportuar se në rrugën Shkup – VK Bllacë ka ndodhur një aksident trafiku, me të cilin janë përfshirë automjeti i pasagjerëve ‘Volkswagen Turan’ me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B (64) nga Shkupi dhe një veturë të udhëtarëve ‘BMW’ me targa të Kosovës e drejtuar nga NP (60) nga Kosova, e cila pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenc. Në mjetin tip BMW, sipas kallëzimit, përveç drejtuesit të mjetit ndodheshin edhe tre pasagjerë M.P (48), Sh.P (21) dhe një i mitur 16-vjeçar. Pas aksidentit pasagjeri Sh.P është nxjerrë nga lumi dhe është transportuar në spitalin ‘8 Shtatori’, ku mjeku i ka konstatuar lëndime trupore, ndërsa tre personat e tjerë janë në kërkim nga ekipet e Departamentit të Operacioneve Speciale të Policisë. Prokurori publik dhe ekipi nga SPB Shkup kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik drejtuesi i mjetit ‘Volkswagen Touran’ B.B hiqet liria dhe ndalohet për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate