1/18/2026 12:47:38 AM

PDK pret zgjedhje të reja në pranverë, shkak Asociacioni

Duhet të lexoni

Qeveria vazhdon të insistojë në mos themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pavarësisht presionit ndërkombëtar.


Këtë qëndrim partia më e madhe opozitare, PDK, e vlerëson si kartë të Lëvizjes Vetëvendosje për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm.

PDK-ja thotë se për cilëndo situatë të mundshme përgjegjësia bie mbi qeverinë.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, thotë se Asociacioni është njëri nga pretekstet për ikjen e Kurtit në pranverën e ardhshme, por janë edhe problemet e tjera sociale dhe energjetike, me të cilat Qeveria po ballafaqohet.

“Faktikisht, qeveria po tregohet se nuk ka fare alternativë për zgjidhjen e këtyre problemeve”, tha Shala për RTV Dukagjinin, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, përmend mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti 1 vitin e kaluar.

Ai thotë se rrëzimi eventual i Qeverisë në emër të dialogut mund të sjell pasoja të mëdha politike për subjektet e tjera.

“Është e pamundur, në përbërjen e tanishme të Kuvendit, të ratifikohen marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Në momentin kur ardhur LVV në pushtet e kemi zgjidh dilemën e parë, që në fakt është të pamundësohet, qoftë përmes qeverisë apo Kuvendit, të kalojnë marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Dhe për këtë ne zotohemi dhe do të zbatohet deri në fund”, ka thënë Muja.

Muja tha se Kosova është e hapur për dialog me Serbinë, por i cili, sipas tij, është në interes të qytetarëve dhe të paqes në Ballkanin Perëndimor.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate