1/15/2026 7:36:36 AM

Zbulohet grupi kriminal, si e shfrytëzonin për prostitucion 22-vjeçaren nga një qytet i Shqipërisë në tjetrin

Duhet të lexoni

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen për ushtrim prostitucioni.

Policia ka njoftuar janë arrestuar 4 persona, teksa dy janë shpallur në kërkim, pasi shfrytëzonin një 22-vjeçare për prostitucion në disa qytete të vendit, konkretisht Kavajë, Lushnje dhe Fieri.

Këta shtetas i gjenin klientë të ndryshëm vajzës dhe e transportonin atë me makinën e tyre në hotele të ndryshme. 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas 4 muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Flower”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e prostitucionit.

Vihen në pranga 4 shtetas të përfshirë në këtë veprimtari, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Sekuestrohen 300 000 lekë, 200 euro, 5 celularë, një automjet dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, pas një hetimi katërmujor, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Flower”, si rezultat i të cilit janë arrestuar shtetasit:

B. K., 25 vjeç, banues në Fier dhe Xh. K., 30 vjeç, banues në Kavajë, si dhe shtetasen L. T., për veprat penale “Ushtrimi i prostitucionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasit B. K. dhe Xh. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion shtetasen L. T., duke i siguruar asaj klientë të ndryshëm dhe hotele në qytetet e Durrësit, Kavajës, Lushnjes dhe Fierit, kundrejt pagesave që varionin nga 80-150 euro.

Gjithashtu, këta shtetas siguronin automjetet me të cilat transportonin këtë shtetase dhe merrnin personat që kishte kontaktuar ajo, me qëllim ushtrimin e prostitucionit në ambiente të ndryshme në qytetet e sipërpërmendura.

Gjatë kontrollit fizik, shtetases L. T. iu gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të operacionit është arrestuar edhe shtetasi E. Z., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit V. T. dhe M. V., për veprat penale “Ushtrimi i prostitucionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 celularë, 300 000 lekë, 200 euro dhe një automjet tip “Ford Fiesta”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate