7/12/2026 4:03:58 PM

Parkimi i Gjirokastrës, lehtësoi turistët por po ankohen vendasit

Duhet të lexoni

Parkimi nëntokësor në Gjirokastër, një hapësirë prej 10,000 metrash katrorë me tri kate sapo ka filluar të funksionojë me një kapacitet prej 300 vendesh.

Investimi ka qenë i shumëpritur për Gjirokastrën e cila ka jetuar vite të tëra kaotike sa i përket parkimit dhe qarkullimit në qytet. Si parkimi si bypasi në zonën e pasme të kalasë kanë çliruar trafikun në zonën historike por çmimet për parkimin e mjeteve janë të përafërta me aeroportin ose portet kryesore. Nga ana tjetër edhe këtë sezon orientimi përmes Google Maps apo platfotmave të tjera të navigimit online për rrugët vijon të jetë problematik.

Çmimet që shkojnë në 1200 lekë për parkimin 24 orësh janë vlerësuar si mjaft të larta nga bizneset e pazarit dhe sidomos nga të punësuarit në pazar. Për ata që shpenzojnë 8 orë pune në administratë apo biznese private në zonën historike tarifa ditore e parkimit shkon në 700 lekë të reja. Edhe vizitorët duket kanë një lloj befasie për çmimin.

Vizitorët shprehen: 

“Çmimi i parkimit për nivelin e jetesës në vend dhe çmimet tjera është i shtrenjtë. I shkon për shtat një vendi të Europës qëndrore. Ne do të qëndrojmë disa orë dhe do largohemi por për ata që e përdorin përditë shërbimin do thosha është i kushtueshëm”.

“Ne vijmë nga Anglia. Krahasuar me vendin tim është më lirë por padyshim është një çmim turistik. Për ne nuk është problem”.

Gjirokastra priti vjet rreth 200 mijë vizitorë dhe këtë vit ka një rritje të rezervimeve me rreth 20%. Në përfundim të punimeve rehabilituese për sheshin e Çerçizit që së bashku me parkingun ka kushtuar rreth 2,87 milionë euro pritet që të ardhurat lokale të rriten me gati 18% krahasuar me periudhën para investimeve. Top Channel


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate