1/2/2026 4:07:30 PM

Përjashtimi i Kosovës nga ‘Defender’, Kurti: E padrejtë! Vuçiç duhet të bëjë hapin e parë për çtensionimin e situatës

Duhet të lexoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar përjashtimin e Kosovës nga stërvitja ‘Defender 2023’. Në një intervistë për Bloomberg, Kurti e ka quajtur këtë veprim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si të padrejtë.

Ai thotë se kritikat e aleatëve janë të padrejta për situatën në veri të Kosovës. Kurti u shpreh se Beogradi duhet ta bëjë hapin e parë drejt çtensionimit të situatës duke ndërprerë mbështetjen për milicinë fashiste.

Tensionet në veri filluan pas vendimit të qeverisë në Prishtinë për të dërguar në zyrat komunale në veri kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga partitë serbe.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se ulja e tensioneve, mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe kthimi në tryezën e bisedimeve janë kërkesat e tyre kryesore.

Për shkak se Kurti nuk iu bind kërkesave ndërkombëtare për të tërhequr policinë nga zyrat komunale, në mënyrë që të uleshin tensionet, SHBA mori masën për ta përjashtuar Kosovën nga stërvitja Defender 2023.  

Ky është ndëshkimi i parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën kundër Kosovës, ndërsa SHBA dhe BE kanë paralajmëruar masa të tjera nëse palët nuk ulen në tyrezën e bisedimeve. Këtë qëndrim e konfirmoi edhe zëdhënësi i lartë i BE-së, Peter Stano për Report Tv.

Edhe Shqipëria po përpiqet të kontribuojë në uljen e tensioneve. Të enjten, Rama prezantoi drafin-statutin për Asociacionin të komunave në veri të Kosovës duke përmendur si pikë kryesore ribërjen e zgjedhjeve.

Deri më tani, nuk është bërë publike asnjë pikë e draftit që siç bëri me dije Rama, do të jetë në tryezën e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Kosova e konsideroi se ka zero rëndësi, pasi nuk kanë nevojë për ndërmjetësues vetëm për mbështetje në arenën ndërkombëtare.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate