12/30/2025 2:02:50 PM

Biden “kërcënon” Putin: Po prekët demokracitë e tjera, do të keni punë me Amerikën!

Duhet të lexoni

Vetëm pak përpara takimit të tyre të parë në Gjenevë javën e ardhshme, presidenti amerikan Joe Biden i lëshoi një paralajmërim homologut të rij rus, Vladimir Putin duke treguar kështu se përballja me shefin e Kremlinit nuk do të jetë e butë dhe e përzemërt.

Po takohem me Putinin, i tha ai personelit amerikan të bazës ajrore Mildenhall në lindje të Anglisë, për t`i treguar atë që unë dua t`i bëj të ditur.

“Ne nuk kërkojmë konflikt me Rusinë. Ne duam një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me të. Por unë kam qenë i qartë: Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen në mënyrë të fortë dhe të kuptimtë kur qeveria ruse të angazhet në aktivitete dëmtuese. Ne e kemi dëshmuar me fakte një gjë të tillë. Do t`ia bëjmë të qartë palës tjetër se ka pasoja për dhunimin e sovranitetit të demokracisë në Shtetet e Bashkuara, Europë e gjetkë.”– tha Biden.

Samiti i Bidenit dhe Putinit në 16 qershor pritet të jetë i tensionuar, me dy liderët që janë përplasur tashmë në distancë për çështje të ndryshme duke nisur nga ndërhyrja e supozuar ruse në zgjedhjet amerikane, siguria kibernatike, Ukraina e sanksionet amerikane.

Biden qëllimisht e la këtë takim për në fund të samitit të G7-tës dhe takimeve me krerët e Nato-s dhe të BE-së. Biden kërkoi kësisoj të tregonte se prioritet kanë partnerët demokratikë. Gjatë gjithë udhëtimit të tij, presidenti amerikan shpreson të paraqesë një pikëpamje të ndryshme nga ajo e paraardhësit Donald Trump, i cili shpesh pretendonte se aleatët e NATO-s përgjithësisht nuk po kontribuojnë pjesën e tyre të drejtë për të mbështetur aleancën ushtarake perëndimore të krijuar shtatë dekada më parë.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden do të “afirmojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për NATO-n, sigurinë transatlantike dhe mbrojtjen kolektive”.

Gjatë një ndalese të ngarkuar tetë ditore në Europë, Biden takohet vec kryeministrit britanik Boris Johnson edhe me mbretëreshën Elisabetë në Keshtjellën Windsor, do t`i bashkohet për të parën herë si presidentit samitit të NATO-s, ndërsa do të takohet në kryeqytetin belg edhe me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, një aleat që ka zemëruar Uashingtonin nga qëndrimi i tij i vetëm pro blerjes së një sistemi të mbrojtjes ajrore të prodhuar nga Rusia që është i papajtueshëm me atë të NATO-s.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate