12/29/2025 5:05:36 AM

Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Biden nuk është i aftë për të rikandiduar, as fizikisht e as mendërisht

Duhet të lexoni

Një ish-doktor i Shtëpisë së Bardhë i cili ka shërbyer më herët për presidentët Donald Trump dhe Barack Obama, ngre shqetësimin për shëndetin e Joe Biden, duke thënë se do të ishte gabim lejimi i tij për të kandiduar për një mandat të dytë.

Tashmë një kongresmen republikan, doktori Ronny Jackson shprehet se presidenti Biden nuk është në gjendje të mirë fizike dhe mendore për të drejtuar dhe kjo sipas tij është një situatë e keqe për vendin.

Jackson kritikon zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë që e lejojnë 80 vjeçarin të rikandidojë dhe i bën thirrje familjarëve të tij dhe bashkëshortes Jill që ta ndalojnë.

Komentet e doktorit të njohur vijnë menjëherë pasi presidenti Biden pati dy incidente gjatë kësaj javë, teksa u rrëzua në një ceremoni diplomimi, ndërsa një ditë më vonë përplasi kokën me derën e helikopterit.

Jackson insiston se shëndeti i Joe Biden është duke u kthyer në një çështje të sigurisë kombëtare dhe për këtë gjë kërkon reagim.

“Ky njeri nuk është i aftë mendërisht dhe fizikisht për të qenë presidenti ynë. Një pjesë e detyrës së presidentit të Shteteve të Bashkuara është që të inspirojë besim dhe pushtet, dhe Biden nuk po bën asgjë nga këto. Ai është shumë i vjetër për ta bërë këtë gjë”, deklaroi mes të tjerash mjeku.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate