Presientja e vendit, Vjosa Osmani, me një postim në rrjetin social Facebook, ka ndarë disa fotografi nga ceremonia e betimit të presidentit turk, Redzep Taip Erdogan, dhe se natyrisht, aty nuk ka si të mos mungojë edhe burri i saj, Prindon Sadriu, shkruan Gazeta Metro.
Ajo tha se e kanë përgëzuar presidentin Erdogan për rizgjedhjen e tij.
Osmani tha se me miqtë e tjerë të Kosovës kanë biseduar edhe për rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
Postimi i plotë:
Dje në Ankara, në ceremoninë inauguruese, e përgëzuam Presidentin Recep Tayyip Erdogan për rizgjedhjen, duke shprehur përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona.
Gjatë ceremonisë, me liderë të tjerë e miq të Kosovës, bashkëbiseduam për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët./gazetametro.net