12/26/2025 4:15:56 PM

Pasagjerët tregojnë tmerrin e tragjedisë ku dy trena u përplasën

Duhet të lexoni

10 – 15 njerëz ranë mbi mua … kur dola, pashë gjymtyrë të përhapura në dhe,’ tha një i mbijetuar.

Vagonët nga tre trena qëndronin mbi njëri-tjetrin në një rrënoje gjigante të spërdredhur.

Dhjetra trupa të mbuluar me çarçafë janë rreshtuar pranë rrënojës duke pritur për ambulanca, makina ose dhe traktorë, për t’i çuar në spitale, ose dhe shkollat e improvizuara si morg.

Këto janë pasojat e përplasjes më të rëndë hekurudhore të më shumë se dy dekadave në Indi, ku të premten treni i pasagjerëve Coromandel Express, nga Kolkata drejt Bengal, u përplas me një tren mallrash në lindje të rajonit Odisha. Pas përplasjes, treni i mallrave nxorri nga binarët dhe një tjetër tren pasagjerësh që udhëtonte në drejtim të kundërt.

Pasditen e sotme operacionet e kërkimit u mbyllën me një shifër viktimash prej 288 të vdekur e 803 të plagosur, teksa më shumë se 3000 pasagjerë gjendeshin në dy trenat e përfshirë.

Qen shpëtimi dhe prerës metalikë u përdorën për të arritur te të bllokuarit në vagonët e përplasur.

Kryeministri Narendra Modi, vizitoi sot vendngjarjen dhe u takua me të mbijetuar në spital, duke u zotuar se “përgjegjësit do të dënohen rëndë”.

Të afërmit e atyre që gjendeshin në bord kishin nisur vetë kërkimet për të dashurit e tyre, mes të cilave dhe 53 vjeçari Rabindra Shau, që kërkonte djalin e tij Govinda, i cili udhëtonte me Coromandel Express.

“Më ndihmoni të gjej tim bir. Më ndihmoni të gjej të paktën trupin,” thërriste burri pranë trupave në vagonët e shtrembëruar.

35 vjeçari Sheikh Zakir Hussain, tha se përpiqej të merrte lajme të vëllait Abdul Sheikh, të nipit Mehraj Sheikh, 22 vjeçar, dhe të tre fqinjëve, që kishin marrë trenin fatkeq në Shalimar për të shkaur në punë në Chennai.

“Që kur dëgjova për aksidentin, telefonova vëllanë e nipin por nuk mund të kontaktoja . Erdha herët në mëngjes dhe tani po shkoj nga një spital në tjetrin por nuk arrij t’i gjej”.

“Shkova në vendngjarje dhe kontrollova trupat e vdekur aty. Pashë fytyrat e më shumë se 100 njerëzve të vdekur, nuk i gjeta vëllanë, nipërit apo fqinjët e mi”.

Toton Sekh erdhi mëngjesin e të shtunës për të kërkuar nipin e tij 24 vjeçar Abu Taher Shekh, 24, nga Basanti i cili po kthehej nga Chennai. Ai thotë e skena e ngjarjes dukej si një pamje nga ferri, teksa “trupat e të vdekurve po mbaheshin në një shkollë”.

Zyrtarët nuk arrinin të gjenin nipin e tij në asnjë prej spitaleve.

“Ata më thanë se ka ende trupa të bllokuar në rrënoja dhe se do të duhet pak kohë për t’i nxjerrë të gjithë. Unë jam ende duke kërkuar për të. Lutemi që të jetë gjallë diku”.

10 nga 23 vagonët e trenit Coromandel Express janë dëmtuar rëndë në tragjedinë e pazakontë, ndërsa dy vagonë të trenit tjetër të pasagjerëve Hoërah Superfast Express janë përmbysur.

Mes të mbijetuarve, Sayantani Ghosh, i cili qe në tren me të bijën 11-vjeçare, thotë se janë me fat që janë gjallë. Vajza përshkruante sesi në impakt ata fluturuan jashtë sediljeve të tyre para se të dëgjonin një përplasje shurdhuese kur vagoni ngjitur te godiste të tyrin.

“Dëgjonim në vagonet e tjerë njerëz që ulërinin për ndihmë dhe qanin me zë të lartë. Skenat e tmerrit që pamë mbrëmë më dalin përsëri para syve”, thotë e vogla.

Banorët vendas thonë se dëgjuan zhurmën gërryese të frenave dhe më pas përplasjen, para se të niseshin në vend për dhënë ndihmën e tyre.

Spitalet dhe qendrat shëndetësore aty pranë janë të mbushur me të plagosur e trupa viktimash teksa mjekët mezi përballojnë masën e katastrofës.

Një doktor i qendrës shëndetësore SCB në Cuttak tha: “Disa kanë humbur gjymtyrë dhe të tjerë kanë plagë serioze. Rreth 20 të plagosur që u sollën te unë kanë ndërruar jetë para se ne të bënim një ndërhyrje./The Guardian/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate