1/16/2026 5:49:38 PM

Haradinaj: Ushtrisë së Kosovës i duhen 10 miliardë euro buxhet

Duhet të lexoni

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka propozuar krijimin e një fondi i cili do i dedikohej forcimit të Ushtrisë së Kosovës.

Haradinaj tha se forcimi i vazhdueshëm i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë synim i përhershëm.

“Duhet ta rrisim fuqinë tonë mbrojtëse. 100 milionë euro në vit, nuk mjaftojnë për një ushtri të fortë, që na mbron e që na bën të barabartë me të tjerët”, u shpreh Haradinaj.

Tutje, Haradinaj u shpreh se me buxhetin ekzistues, mbesim me dekada mbrapa ndaj atyre që na rrezikojnë.

Ndër të tjera, ai propozoi që  Kosova dhe Shqipëria ta vendosin një marrëveshje apo një pakt për mbrojtje të ndërsjellë ushtarake.

“Kuvendi i Kosovës duhet të nxjerr një ligj për një fond për ndihmë ndaj Ushtrisë së Kosovës. Për donacione të shqiptarëve kudo që janë, në trojet e veta etnike apo në diasporë, për Ushtrinë e Kosovës. Pra një ligj që është transparent dhe që i mundëson Ministrisë së Mbrojtjes, për çdo vit rritjen e buxhetit për Ushtrinë. Pra, rritjen e teknikës ushtarake”, shtoi ai në një intervistë për Arbresh.

Sipas Haradinajt, me kapacitetet ekzistuese që i ka Ushtria e Kosovës, është e pamundur të jetë e barabartë ndaj atyre që e cenojnë sovranitetin e vendit.

“Për të mundur të barazohet Kosova me agresorin tonë të djeshëm, për ta arritur gjendjen e nivelit të fuqisë ushtarake, Ushtrisë së Kosovës duhen 10 miliardë euro buxhet. 100 milionë euro në vit nuk janë të mjaftueshme as për mirëmbajtjen e gjendjes ekzistuese e as për rritjen e kapacitete ushtarake në nivelin që është e nevojshme”, ka thënë Haradinaj./GazetaSinjali/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate