12/20/2025 2:52:22 PM

“Jo nuk ndahet Mitrovica, pa u farue djem dhe çika”, janë brohoritjet e protestuesve në jug të Ibrit

Duhet të lexoni

Një grup qytetarësh shqiptarë në Mitrovicë të jugut është tubuar për të protestuar dhe mbështetur Policinë e Kosovës. Autoritetet dyshojnë se protesta është organizuar nga persona jashtë Kosovës.

“Jo nuk ndahet Mitrovica, pa u farue djem dhe çika. Jo si lëshojmë trojet tona, tanë Kosova është e jona”, janë brohoritjet e protestuesve në jug të Ibrit.

Në Mitrovicë të Jugut u mblodh një grup qytetarësh shqiptarë, përkundër kërkesës së Policisë së Kosovës që të mos i përgjigjen thirrjes së postuar në mediat sociale për protestë dhe “marshim drejt veriut”.

Gazetarja e Radios Evropa e Lirë në terren raporton për dhjetëra të tubuar.

Sipas saj, në mesin e tyre ka edhe qytetarë nga Shqipëria.

Disa prej tyre thanë se po protestojnë në “mbështetje të Policisë së Kosovës”.

Pjesëtarë të policisë shihen të pranishëm në vendngjarje.

Policia e Kosovës tha më herët se është vërtetuar se thirrjet për protestë të bëra në mediat sociale, vijnë nga profile të dyshimta dhe mund të jenë qëllimkëqija.

Ndryshe, Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kanë bërë thirrje që të bojkotohet kjo protestë, e cila u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale ditëve të fundit.

Sipas raportimeve, autoritetet e sigurisë po dyshojnë se kjo protestë është “organizuar nga persona të dyshuar jashtë Kosovës”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate