12/19/2025 8:44:11 PM

Veriu në “flakë”, Kurti mbërrin në forumin e Bratislavës

Duhet të lexoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Bratislavë për Forumin Global të Sigurisë 2023.

Kreu i qeverisë do të merr pjesë në një tryezë diskutimi me temë “E ardhmja e Kosovës”.

Ky është edicioni i 18-të i Forumit të Bratislavës për politikën e jashtme, sigurinë, çështjet evropiane dhe ekonominë.

Vizita e tij atje po ndodh në kohën kur tensionet janë të larta në Veri të Kosovës.

Serbët po kërkojnë largimin e njësiteve speciale dhe dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë të sapozgjedhur në komunat veriore, të banuara kryesisht me ta. Serbët gjatë protestave që po i bëjnë që katër ditë radhazi u përleshën me trupat e KFOR-it dhe përveç 30 ushtarëve të lënduar të hënën, është raportuar edhe për dhjetëra të lënduar nga ana e protestuesve.

Amerika do që Kosova t`i heq specialët nga atje dhe që kryetarët të ushtrojnë detyrën përtej objekteve komunale. Kryeministri Albin Kurti është kategorik kundër. Për pasojë situata në Veri është tepër e tensionuar. E Amerika i ka vënë madje sanksione Kosovës, duke e përjashtuar nga stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023”.

Burime të REL brenda Bashkimit Evropian e përmendën të martën Bratisllavën si vendtakim të mundshëm të Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe thanë se janë duke punuar në këtë drejtim.

Të dy liderët ishin të ftuar në forumin e sigursië. Nga Qeveria e Kurtit thanë fillimisht se kryeministri e ka shtyrë pjesëmarrjen, për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës.

Vuçiq, megjithatë, tha se nuk do të shkojë në Bratisllavë, sepse, siç u shpreh, “është më e rëndësishme të jem me popullin tim”.

REL-i po përpiqet të marrë informacione nga zyrtarët evropianë nëse takimi Kurti-Vuçiq në Bratisllavë ka ende gjasa.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate