9/17/2025 2:48:02 AM

“Po luan me zjarrin”, Milo analizon situatën në Veri: Pse Kurti shkaktoi tensionet

Duhet të lexoni

Historiani Paskal Milo ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku analizoi tensionet në veri të Kosovës.

Milo tha se veprimet e autoriteteve kosovare në 4 komunat në veri dhe përplasjet me serbët aty, mund të jenë bërë me qëllim nga kryeministri Albin Kurti për shkak të situatës së vështirë ku ai ndodhet.

Sipas historianit, Kurti nuk i shpëton dot kohës dhe përgjegjësisë për të paraqitur te ndërkombëtarët një plan për Asocacionin.

Milo thekson se çdo plan që ai të paraqesë për Asocacionin, nuk do të mund të kënaq ndërkombëtarët, por do të shkaktojë dhe pakënaqësi në Kosovë. Dhe në këto kushte sipas tij, kryeministri i Kosovës po luan me zjarrin.

“Për të fituar unë nuk besoj se mund të fitojë ndonjë gjë Kurti, përveç një mbështetje të simpatizantëve të partisë së tij dhe atyre shtresave të popullsisë së Kosovës që e kërkojnë ballafaqimin e që operojnë me tezat kombëtariste, pa vënë në peshore interesin kombëtar të të gjithë Kosovës. Tani atij i duhet kjo mbështetje pasi ndodhet përpara një vendimarrje delikate.

Ai nuk i shpëton dot kohës dhe përgjegjësisë për të dhënë variantin e tij për Asociaconin. Madje pritej këto ditë që ai të dorëzonte variantin e qeverisë së Kosovës për Asocacionin.

Mirëpo në cilindo variant që ai të dorëzojë te ndërkombëtarët kuptohet se ajo do të jetë thikë me dy presa, pasi nuk do të jetë në përputhje me atë që duan perëndimorët të shikojnë nga Kurti që të bëjë dhe e dyta çfarëdo që të bëj do të ngjallë pakënaqësi për Asocacionin në Kosovë.

Kurti luan politikisht por luan dhe me zjarrin. Nuk dihet se ç’rrugë merr situatë. Ngjarjet janë të atilla që kemi një ritensionim të situatës, qoftë në planin e brendshëm, në stabilitetin e tërë vendit, qoftë në planin ndërkombëtar, pasi shtohen dhe pikëpyetjet prapa emrit të Kurtit.

Për mënyrën si ai e bën politikën dhe sa ai është i besueshëm në marëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në politikë ka ulje dhe ngritje dhe asnjëherë nuk ka një qëndrueshmëri afatgjatë”, tha Milo.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate