5/12/2025 3:47:58 PM

Deputetët e VV’së s’kanë guxim të merren me Blinkenin, i ‘gjuhen’ Edi Ramës

Duhet të lexoni

Pozicionimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në anën e SHBA-së për ngjarjet e djeshme në veri, ka nxitur reagime të disa deputetëve të VV-së. Ata kanë kritikuar kryeministrin shqiptar se pse nuk është pozicionuar në anën e Kosovës.

Duket se deputetët e partisë më të madhe në vend nuk kanë pasur guxim të merren me sekretarin amerikan Blinken, i cili ka qenë shumë më i ashpër me Qeverinë e Kosovës për aksionet në veri.

Ata kanë injoruar komplet kritikat e kryediplomatit amerikan, duke vlerësuar se kryeministri shqiptar ndaj Kosovës po sillet sikur me qenë i huaj.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Rama po sillet si i huaj me Kosovën.

“Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, shqiptar, sillet me Kosovën sikur të ishte ndërkombëtar, i huaj. Edhe përballë kujt? Bandave kriminale të Serbisë”, ka shkruar Muja.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe deputeti tjetër i VV-së, Artan Abrashi.

Sipas tij, kryeministri i Shqipërisë e ka mik kryeministrin e Kosovës, vetëm kur është situata e qetë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sjellja e kryeministrit Rama nuk është sjellje kombëtare.

“Edi Rama e ka Albinin mik vetëm kur është situata e qetë dhe për aq sa ia lejon konsensusi ndërkombëtar. Kjo nuk është sjellje kombëtare shqiptare.”, ka shkruar Abrashi.

Edhe më i ashpër ka qenë deputeti Adnan Rrustemi.

Në një intervistë në “Interaktiv” të KTV-së, ai ka thënë se në ngjarje si këto shqiptarët duhet të jenë të bashkuar.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe shqiptar po sillet si ndërkombëtar, si i huaj në raport me Kosovën. Është për të ardhur të keq. Është e rëndësishme që spektri shqiptar të jetë i bashkuar në këtë rast. Kosova po përmbush detyrimet e saj ligjore dhe kushtetuese. Rama duhet të sillet si kryeministër shqiptar. Nuk mund ta përfytyroj se si shteti i së drejtës po i kontribuojka tensioneve”, ka thënë deputeti i VV-së.

Në këtë çështje indiferent nuk ka qëndruar as Elvis Hoxha, ish-këshillytar i kryeministrit Kurti.

Ai e ka kritikuar kryeministrin shqiptar për ndikim në media.

“Në mitingun e madh të Vuçiçit nisen nga Maqedonia e Veriut vetëm 300 vetë…. me sanduiçe. Ndërkohë ka medie në Shqipëri që botojnë thirrjet e Dodikut për paqe. Mediet shqiptare nuk e dinë që Dodiku është non grata për Amerikën. Por nuk i lë zelli t’i shërbejë shefit eDrama. Për shefin edhe Shqipërinë e shesin”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Çka thënë Rama e Blinken?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte nder të paret që ka reaguar dje pas tensioneve në veri të vendit. Nëpërmjet një shkrimi në “Twitter”, Rama ka shprehur shqetësimin e tij për ngjarjet në veri, duke shtruar pyetjen se nëse situata aktuale në Kosovë po e ndihmon procesin e normalizimit, në të cilin angazhohen miqtë më të ndjekur të Kosovës dhe shqiptarëve.

“Kjo çka po ndodh në Kosovë, a po e ndihmon procesin e normalizimit dhe reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë, ku janë të përfshirë të gjithë miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe shqiptarëve? Sigurisht që jo, veçanërisht kur vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehin shqetësimin e tyre të thellë!“, ka deklaruar Rama.

Shumë më i ashpër në reagim për veprimet në veri ka qenë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shkruan Nacionale.

Veprimet e policisë, ai i ka quajti “masa të dhunshme”.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE.”, ka shkruar ai në një shkrim në Twitter.

Pavarësisht kritikave për institucionet e Kosovës, askush prej zyrtarëve të lartë nuk është marrë me kryediplomatin amerikan.

Veprimet e djeshme të institucioneve të Kosovës në veri janë kritikuar edhe nga BE-ja dhe vendet e QUINT-it.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate