10/25/2025 11:56:36 PM

Dha dorëheqjen si drejtues nga partia SNS, zbulohet lëvizja e bujshme e Aleksandër Vuçiç

Duhet të lexoni

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është larguar nga posti i kreut të Partisë Progresive Serbe.

Vuçiç e bëri njoftimin në mitingun e së premtes të mbajtur në Beograd, ku i kërkoi vendit të tregojë unitet në kohë të vështira.

“Kjo është mbrëmja e fundit që unë bashkohem me ju si udhëheqës i SNS-së.Nesër do të jetë dikush tjetër, por unë do të mbetem anëtar besnik i partisë. Mos u shqetësoni, nuk po shkoj askund. Së bashku do të luftojmë për Serbinë. Nga nesër do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Serbisë, por jo kryetar i një partie politike”, tha Vuçiç para turmës.

Presidenti do të formojë Lëvizjen e re “Lëvizja për Popullin dhe Shtetin”, e cila sipas tij, do t’i shërbejë Serbisë në dy-tre vitet e ardhshme për një periudhë vendimtare. Ai madje ftoi edhe liderët e partive opozitare ne dialog.

“Ju ftoj të bisedojmë, por nuk do të ketë qeveri tranzitore. Qeveria do të zgjidhet në zgjedhje”, tha Vuçiç.

Më herët, presidenti serb kishte paralajmëruar se është e nevojshme të krijohet një lëvizje e re politike, i cila do të mbronte interesat e Serbisë dhe jo të vendeve të tjera. Vuçiç ishte kreu i Partisë Progresive që nga viti 2012 pasi Tomislav Nikoliç u zgjodh president i vendit, ndërsa në 2017-tën ai u zgjodh president.

Sipas raportimeve të mediave, tubimi u ndoq nga më shumë se 200 mijë njerëz në mbështetje të Vuçiç. Mijëra serbë etnikë erdhën nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina . Një tubim mbarëkombëtar për të treguar mbështetjen dhe forcën e presidentit, pasi vendi prej muajsh është përfshirë nga protesta që duan largimin e Vuçiç.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate