10/28/2025 12:18:42 PM

Rukiqi: Fondi Sovran do të jetë dështimi i kësaj Qeverie, do të jetë barrë e rëndë për shtetin

Duhet të lexoni

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, konsideron se formimi i Fondit Sovran do të jetë projekt i dështuar dhe barrë shtesë për Qeverinë e Kosovës.

Rukiqi i tha Ekonomi Online se nuk e sheh si zgjidhje për ekonominë vendëse Fondin Sovran, dhe si e tillë nuk është dashur që të formohet.

Rukiqi më shumë e sheh si përmbushje të premtimit elektoral të kësaj qeverie, sesa projekt madhor.

Sipas tij, Fondi sovran është për vendet të zhvilluara e që kanë suficit tregtar dhe jo për Kosovën.

“Këtë e ka proklamuar si projektin më madhor të ekonomisë. Ne do të jemi dëshmitarë, do të flasim edhe pas shumë vitesh. Ky do të jetë dështimi më madhor i ndonjë qeverie. Sepse nuk është zgjidhja e ekonomisë së Kosovës fondet sovrane, koncentrimi i shtetit në kompanitë të cilat kanë nevojë për kapital por jo përmes koncentrimit të tyre në fondet e tilla, shto aty që fonde të tilla apo një prezencë e publikes në një instrument kaq të madh, e shton hapësirën për keqpërdorime, por përveç kësaj nuk është model fondi sovran për Kosovën”.

Fondi Sovran është për vendet të cilat kanë suficit tregtar, kanë rezerva. Kosova është rekord për nga ana e deficit tregtar, dhe nuk mund të prodhojë një ekonomi e tillë një fond të qëndrueshëm sovran”, tha Rukiqi.

Teksa ka folur për formimin e Fondit sovran, Rukiqi e sheh më shumë si barrë shtesë për shtetin. Ai merr si shembull gjendjen në Korporatën Energjetike të Kosovës. Ai thotë se institucionet po e ngarkojnë vetën me diçka që do duhej të ishte problem i kompanive.

“Po edhe për shkak të atij koncentrimi dhe për shkak të shumë problemeve të ndërmarrjeve publike që janë evidente, që shihen çdo ditë. Shiheni se çka po ndodh me KEK-un. Pastaj grumbullohen në një vend dhe bëhen barrë shtesë për shtetin. Edhe borxhet edhe menaxhmenti, pra shteti po e ngarkon vetën me një diçka e cila do duhej të ishte puro problem i kompanive dhe i sektorëve të caktuar, gjithmonë me një plan të qartë që të futet kapitali privat në këto ndërmarrje dhe pastaj të rritet efiçenca e tyre”.

“Këtë rast, do të ketë probleme, jo vetëm me përformancën e tyre por do të ketë edhe probleme shtesë për shkak se do të bëhen barrë për qeverisjen dhe një pjesë e energjisë do ta marrë menaxhimi i këtij Fondi. Ky do të jetë një dështim kolosal i kësaj qeverisjeje”, thotë Rukiqi për EO.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate