1/19/2025 3:26:23 PM

Situata në veri, ambasadori suedez: Do të përqendrohemi më shumë në normalizim të dialogut

Duhet të lexoni

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund foli rreth zhvillimeve të djeshme në veri të vendit.

Westerlund theksoi se fokusimi duhet të jetë në normalizimin dhe fillimin e dialogut mes dy palëve.

Incidentet e djeshme që kanë ndodhur në pjesën veriore të Kosovës, do të përqendrohemi më shumë në normalizimin dhe fillimin e dialogut atje dhe fokusimi po ashtu duhet të jetë po ashtu në atë pikë”, tha Westerlund.

Këto komente Westerlund i bëri pas takimit që kishte me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, bashkë me 19 ambasadorë të tjerë të huaj të akredituar në Republikën e Kosovës, me të cilët do të zhvillohet edhe një shëtitje në qytetin e Prizrenit.

Suedia, aktualisht e ka presidencën e Bashkimit Evropian.

Pesë policë janë lënduar dhe katër automjete janë dëmtuar dje (26 maj) nga incidentet në veri të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke theksuar se një prej veturave është djegur.

Me qëllim të pengimit të hyrjes së kryetarëve në objektet komunale, disa qytetarë janë mbledhur para ndërtesave komunale në veri të vendit. Përveç personave të angazhuar dhe automjeteve të tyre të vendosura në afërsi dhe pranë objekteve komunale, në komunat veriore janë lëshuar edhe alarmet, të cilat përdoren nga strukturat kriminale për mobilizim dhe tubime.

Ndërkohë, ndërkombëtarët kanë dënuar veprimet e Qeverisë Kosovës, duke kërkuar që të ulen tensionet.

Kryetari i Zveçanit, ai i Leposaviqit dhe kryetari i Zubin Potokut, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, kanë kryer betimin të enjten (25 maj). Asnjëri prej tyre nuk është betuar në objektin e komunës përkatëse, përveç kryetarit të veriut të Mitrovicës.

Zgjedhjet në veri janë bojkotuar nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kryetarët paraprakë nga kjo parti, kanë dhënë dorëheqje nëntorin e vitit të kaluar. Ata janë larguar nga institucionet në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës që ka obliguar qytetarët t’i kthejnë targat e veturave nga ilegale në ato të Republikës së Kosovës./KosovaPress


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Milaim Zeka do të futet në BBVK

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, do të futet në shtëpi për 24 orë.Sonte pas mbarimit të gjysmëf ...

Jonida zbulon arsyen pse nuk ka sonte ‘Prime’

Janë afruar ditët e finales së madhe të “BBVK”.E si çdo javë që “Prime-t” janë mbajt ...

Momente romantike në shtëpi, Egli i hidhet sipër Gjestit: Të kam xhan, të përqafoj

Momente të bukura i janë shtuar shtëpisë së Big Brother falë Gjestit dhe Eglit.Teksa gjesti ishte ulur në karrige, ...

Jetë / Stil

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Pse është e rëndësishme të hani mjaltë në dimër

Gjatë dimrit, trupi është më i ndjeshëm ndaj llojeve të ndryshme të ftohjes dhe gripit, prandaj është e r ...

Mbron zemrën dhe ul kolesterolin, njihuni me përfitimet shëndetësore të portokallit

Portokallet janë një nga frutat që konsumohen më së shumti nga njerëzit gjatë stinës së dimrit dhe jo vet ...

Sport

Kthimi i Shaqirit te Baseli ka kthyer edhe tifozët në tribuna

Baseli është në mesin e kampionatit elitar të Zvicrës dhe është në garë për titull kampioni.Pjesa e ...

Neymar: Nuk pendohem, Barcelonën e zgjodha me zemër dhe prej Messit

Në një intervistë shteruese me legjendën e futbollit brazilian, Romario, Neymar Jr., ylli 32-vjeçar brazilian ndau hapur me ...

Conte e dëshiron Garnachon si zëvendësues të Kvaratskhelias

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, dëshiron të zëvendësojë Khvicha Kvaratskhelia-n, i cili është duke u larguar, me ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate