7/12/2025 11:14:00 PM

Kosova futet në raportin e NATO-s

Duhet të lexoni

Në ditën e dytë të punimeve të sesionit pranveror të Asamblesë së Parlamentare të NATO-s, delegacioni i kryesuar nga deputeti Driton Hyseni, ka vazhduar takimet bilaterale me delegacionet e vendeve anëtare të NATO-s.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës.

‘’Sot, në ditën e dytë të  punimeve të sesionit pranveror të Asamblesë së Parlamentare të NATO-s, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga deputeti Driton Hyseni, ka vazhduar takimet bilaterale me delegacionet e vendeve anëtare të NATO-s, siç ishin takimet me delegacionin e Kanadasë, SHBA-së, Danimarkës, Gjermanisë, Sllovakisë, si dhe me delegacionet e Holandës e Finlandës.Temat e diskutimit përfshinin kërkim-mbështetjen e Kosovës në proceset e përfshirjes sa më të madhe të delegacionit te Kuvendit të Republikës se Kosovës në AP të NATO-s, si dhe ne institucionet e organizatat tjera ndërkombëtare’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se në sesionin e Komisionit për Politikë, z. Driton Hyseni ngriti çështjen e përfshirjes në mënyrë specifike të Kosovës në raportin e z. Audronius Azubalis  ‘E ardhmja e politikës së dyerve të hapura të NATO-s’, ku përfshihen vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Pas diskutimit të kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Kosovës, raportuesi e pranoi se do të bëjë përfshirjen e Kosovës në raportin e këtij viti./Lajmi.net/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate