9/17/2025 5:57:13 AM

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të KOSTT dhe ELES d.o.o nga Sllovenia

Duhet të lexoni

Në korniza të bashkëpunimit ndër-institucional dhe në kuadër të vizitës në Operatorin e Sistemit dhe Transmisionit Slloven-ELES d.o.o, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT sh.a z.Evetar Zeqiri dhe Zv. Kryeshefi Ekzekutiv i ELES d.o.o z. Jurij Klancnik nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunim në mes të dy kompanive respektive raporton Metropol Magazine.

Kjo marrëveshje ka për qëllim shkëmbimin e njohurive dhe promovimin e iniciativave të përbashkëta në fusha të ndryshme që lidhen me qeverisjen korporative, funksionimin e rrjetit, planifikimin, integrimin e tregut, dhe zhvillimin e kapaciteteve.

Delegacioni i KOSTT patën takime dhe prezantime nga drejtorët kyç si z. Jurij Klancnik, Drejtor i Divizionit për Operim të Sistemit të Transmisionit, z. Venceslav Perko, Zyrtar Kryesor i Teknologjisë, z. Vid Pahor, Udhëheqës i Auditimit të Brendshëm, z. Uroš Salobir, Drejtor i Departamentit për Inovacione Srategjike, dhe z. Frank Amand, Zyrtar Kryesor i Teknologjisë së Operato, kompani në pronësi të ELES d.o.o. Gjatë këtyre takimeve, delegacioni u njoftuan nga afër rreth projekteve inovative të cilat ELES ka zhvilluar dhe është duke zhvilluar në fushën e transmisionit, teknologjisë së informacionit dhe sigurisë kibernetike. 

Përveç kësaj, delegacioni i KOSTT vizitoni edhe Qendrën për Diagnostifikime dhe Analiza në kuadër të ELES, ku u pritën nga z. Uroš Kerin i cili prezantoi misionin dhe të arriturat e kësaj qendre në menaxhim të të dhënave, inteligjencës artificiale, analizave të avancuara, dhe menaxhimin modern të aseteve.

Po ashtu ekipi vizituan edhe Bursën Sllovene të Energjisë (BSP Energy Exchange Ljubljana) ku u priten nga Drejtori Gjeneral z. Anže Predovnik, i cili i njoftoi për së afërmi me përvojat e bursës Sllovene të Energjisë, përvojat në funksionimin e tregut brenda ditor të energjisë, njëkohësisht duke ofruar gatishmëri për të thelluar bashkëpunimin institucional drejtë bashkimit të tregjeve të energjisë në një treg të përbashkët evropian.

Me këtë rast z. Zeqiri u shpreh ‘’Ne besojmë se kjo përvojë do të na sigurojë njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të përmirësuar më tej operimet tona dhe për të forcuar partneritetin tonë ndërshtetëror, për të cilën dëshiroj të falënderoj z. Mervar dhe ekipin e tij për mikpritjen e ngrohtë si dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm të cilat janë për tu vlerësuar lartë. Vështrimet dhe përvojat e vlerave të ndara nga ekipi juaj do të na shërbejnë për të kuptuar edhe më tej sfidat dhe mundësitë me të cilat përballet sektori jonë’’. METROPOL MAGAZINE


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate