9/16/2025 11:58:47 PM

Kusari-Lila para diasporës: Ligji për zgjedhjet unifikoi partitë, kontribuoni në FS

Duhet të lexoni

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme që pritet të rregullojë edhe votimin e shtetasve kosovarë që jetojnë jashtë Kosovës ka unifikuar partitë politike dhe pritet të marrë mbështetjen e të gjitha partive në Kuvend.

Këtë deklarata, Kusari-Lila e bëri në konferencën “Diaspora flet” që u mbajt në Kuvendin e Kosovës e që morën pjesë shqiptarë që jetojnë nga 15 shtete të ndryshme. Gjithashtu, ajo kërkoi ndihmën e diasporës edhe për Fondin Sovran (FS).

Duke u ndalur tek Ligji i ri për zgjedhjet, ku diaspora pritet të votojë edhe fizikisht në ambasadat e konsullatat e Republikës së Kosovës në vende të ndryshme, Kusari-Lila u shpreh se të gjitha partitë kanë luajtur një rol konstruktiv.

Ka qenë një prej premtimeve tona dhe një angazhim i grupit punues në reformën zgjedhore dhe për këtë në veçanti më duhet të them që rol konstruktiv kanë luajtur të gjitha partitë, është një proces në të cilën jemi shumë të kënaqur sepse nuk kemi pasur dallime, se pozitë dhe opozitë kemi punuar bashkë në secilin nen dhe dispozitë e cila është prezantuar me ndryshime nga ajo çfarë ishte apo çfarë është aktualisht ligji zgjedhor dhe ekziston një dakordim i përgjithshëm që të gjitha partitë do e mbështesin”, deklaroi Kusari-Lila.

Po ashtu, shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi ndihmën edhe për Fondin Sovran, projektligji i të cilit është në fazën e diskutimeve.

Ajo tha se Fondi Sovran parasheh që vlerën dhe forcën ekonomike të Kosovë të çojë në një stad të ri.

“Tashmë na duhet që pesha e shtetit tonë të ketë edhe komponenten ekonomike dhe pasuritë e vendit qofshin ato natyrore dhe njerëzore ta arrijnë në një dimension tjetër dhe ju jeni pasuria jonë, pasuria kombëtare e cila në aspektin intelektual dhe profesional ka mundësi tepër të madhe të inkuadrimit, prej angazhimit në strukturën e Fondit Sovran të gjithë ata që kanë përvojë në fonde investime e deri tek angazhimi drejtpërdrejt me kapital në bonet të cilat do të transmetohen nga Fondi Sovran”, deklaroi Kusari-Lila.

Në konferencën e sotme (e shtunë) “Diaspora flet” me organizim të “Gremin” foli edhe kryeparlamnetari Glauk Konjufca.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate