9/18/2025 3:37:49 AM

Ushtrimi më i madh ushtarak ndërkombëtar, pajisjet e FSK-së nesër ekspozohen për qytetarë

Duhet të lexoni

Qytetarët e Kosovës nesër (e diel) do të mund të shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë së vendit. Për herë të parë në Kosovë po organizohet dita promovuese e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

Çdo gjë është gati për fillimin e ushtrimit që udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe synim ka rritjen e ndërveprueshmërinë në mes të partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s dhe partnerëve për të reaguar në rast kërcënimi ndaj kontinentit të Evropës.

Ceremonia zyrtare do të fillojë në orën 11:00, ndërsa Ejup Maqedonci, oficer me përgjegjësi primare për ushtrimin “Defender 23”, tregon për KosovaPress se nga 13:40 do të hapet për qytetarë.

Në këtë ceremoni do të performojë edhe bendi muzikor i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

(Nesër) Do të jetë dita kur Forca e sigurisë së Kosovës do të prezantojë një pjesë të njësive të saj, pajisjeve dhe automjeteve në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Përveç Forcës së Sigurisë së Kosovës aty do të jenë edhe njësitë partnere që marrin pjesë në Kosovë kështu që do të kenë mundësi të shihen edhe njësitë pjesëmarrëse nga vendet e ndryshme, që do të jenë pjesë e ‘Defender Europe 23’… Do të kemi gjithashtu prezencë të ushtarakëve amerikanë që do të vijnë të na vizitojnë. Është për t’u theksuar që gjatë ushtrimit ‘Defender Europe 23’ do të kemi diku 5 oficerë të lartë, pra gjeneralë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët do të vizitojnë aktivitetet tona trajnuese”, thotë ai.

Kosova ka qenë nikoqire e këtij ushtrimi edhe në vitin 2021, por sivjet Forca do të ketë pjesëmarrje më të madhe, me mbi 1300 pjesëtarë.

Ndërsa, janë mbi 300 pjesëtarë të njësive partnere që do të zbarkojnë bashkë me FSK-në në Babaj të Bokës të Gjakovës – vendi ku do të zhvillohet ushtrimi nga data 21 maj deri më 2 qershor.

Gjatë këtij ushtrimi do të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së, atij të regjimentit të parë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, për herë të parë do të validojë në nivel regjimenti një njësi, e cila do të jetë e aftë për të realizuar detyra të këmbësorisë. Do të jetë validimi i elementëve të qëndrueshmërisë logjistike, që nënkupton do të validojmë transportin, furnizimin, mjekësinë dhe elementë të tjerë të qëndrueshmërisë logjistike”, thotë ai.

Babaj i Bokës dhe Aeroporti i Gjakovës janë lokacionet ku do zbarkojnë ushtarakët.

Gjithashtu, do të ketë njësi të FSK-së që do të zbarkojnë në vende të tjera, në kuadër të këtij ushtrimi, siç është Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Kroacia.

“Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë me mbi 1300 pjesëtarë të saj në të gjithë këto aktivitete, mirëpo fokusi kryesor gjithmonë do të jetë Babaj i Bokës ku ne do të zbarkojmë regjimentin e parë të këmbësorisë për ta validuar, për të qenë të gatshëm për të zbatuar detyrat në kuadër të misionit të tij. Gjithashtu do të kemi njësi që do t’i zbarkojmë në Aeroportin e Gjakovës që do të jenë kryesisht njësi të regjimentit të qëndrueshmërisë së komandës së logjistikes e që gjithashtu do të validohen në detyrat e tyre të mbështetjes logjistike për regjimentin që do të ekzekutojë ushtrimin në Babaj të Bokës”, thotë ai.

Maqedonci tregon se të gjitha përgatitjet janë bërë në bashkëpunim të ngushtë me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Afrikë, e cila është dislokuar në Evropë.

“Kësaj radhe në Kosovë do të zbarkojnë njësi nga pesë vende të NATO-s përveç pra pjesëmarrjes së Kosovës këtu, do të kemi njësi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të kemi njësi ushtarake që do të vijnë nga Shqipëria, do të kemi njësi nga Republika e Maqedonisë së Veriut, do të kemi gjithashtu ekipe që do të vinë nga Kroacia dhe Turqia për t’u bashkangjitur njësive tona në ushtrim. Numri do të kalojë mbi 300 pjesëtarë të njësive të partnere të ndryshëm që do të zbarkojnë bashkë me ne në Babaj të Bokës”, thotë ai.

Pse është ky ushtrim kaq i rëndësishëm e tregon kolonel Ejup Maqedonci.

“Skenari (i ushtrimit) ka të bëjë me mbrojtje, do të jenë operacione luftarake që do të zhvillohen në te gjitha vendet ku zhvillohet ushtrimi ‘Defender Europe 23’ dhe ka synim përgatitjen luftarake të vendeve të NATO-s dhe vendeve partnere me kërcënime konvencionale dhe jokonvencionale nga rreziqe të ndryshme që mund të vijnë nga vende të ndryshme”, tregon ai.

Objektivat e komandantit të FSK-së janë ndërveprueshmëria me partnerë, validimi i kapacitetit të këmbësorisë në nivel regjimenti dhe vlerësimi i kapaciteteve mjekësore të cilat ishin validuar në “Defender 21”.

Pjesë e “Defender Europe 23” janë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trupa ushtarakë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate