Flamuri i Republikës së Kosovës tashmë është vendosur përpara objektit të Komunës Veriore të Mitrovicës.
Flamuri është vendosur kur tashmë në objektin e Komunës ka arritur edhe kryetari i zgjedhur, Erden Atiq, e i cili pritet të bëjë betimin e tij si kryetar.
Në ora 11:00 ceremonia e betimit është paraparë të fillojë.