1/14/2026 10:02:46 PM

Hulumtuesja kundër Milosevicit tregon pse Specialja duhet t’i lirojë Thaçin dhe të tjerët

Duhet të lexoni

Nevenka Tromp, ligjëruese në Universitetin e Amsterdamit dhe hulumtuesja kryesore në ekipin e ndjekjes penale kundër kriminelit serb, Slobodan Millosheviq, ka thënë se Gjykata Speciale duhet t’i lirojë ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë. Sipas saj, Dhomat e Specializuara duhet ta bëjnë këtë, pasi nuk dihet as kur do të fillojë procesi gjyqësor.


Tromp në një përgjigje për Demokracia.com, ka përmendur faktin se Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit po u mohohet edhe e drejta që t’i shohin dokumentet dhe gjykimi vazhdimisht po shtyhet.

“Të akuzuarit në Hagë kanë një vit pa të drejtën për të mos parë paraprakisht dokumentet dhe fillimi i gjykimit vazhdimisht shtyhet, atëherë së paku gjykatësit duhet të kthehen prapa dhe duhet ta rikonsiderojnë lirimin nga paraburgimi, në mënyrë që, në rregull, ne nuk e dimë se kur procesi gjyqësor do të fillojë e vonesa në fillim të procesit gjyqësor nuk ka të bëjë asgjë me mbrojtjen, por tërësisht me prokurorinë, atëherë së paku t’i lirojë këta të paraburgosur dhe të zhvillojë procesin gjyqësor me ta nën masën e mbrojtjes në liri”, ka thënë Tromp, duke shtuar se Specialja patjetër duhet ta konsiderojë lirimin nga paraburgimi, pasi që procesi gjyqësor po shtyhet pafundësisht.

“Themelore e një gjykimi të drejtë është që secili është i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia dhe kjo nuk është e ashtuquajtura prezumim i pafajësisë. Pra, këta persona derisa po presin gjykimin, e që ne nuk e dimë se kur do të fillojë, ky është një element shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, për ta marrë këtë gjykatë seriozisht, për ta marrë seriozisht integritetin e procesit gjyqësor, që të fillojë sa më shpejtë që është e mundur. Nëse ka shtyrje të pafundme, së paku ta rikonsiderojë të drejtën e të akuzuarve për lirim nga paraburgimi dhe të fillojë procesi gjyqësor”.

Vlen të përmendet se muajin që lamë pas u bë një vit prej kur ish-udhëheqësit e UÇK-së po mbahen në paraburgim.

Deri më tani, mbrojtja e të akuzuarve vazhdimisht ka kërkuar dokumentet e nevojshme, në mënyrë që të bëhet gati për gjykim, por një gjë e tillë nuk u është mundësuar ende.

Megjithatë, vetë kryetarja e këtij institucioni, Ekaterina Trendafilova, dy vite më parë, gjatë një vizitë në Kosovë, kishte thënë se rregullat e procedurës nuk lejojnë që paraburgimi të zgjat më shumë se një vit për të akuzuarit, përpos në rrethana të jashtëzakonshme.

“Andaj kemi ardhur në përfundim se paraburgimi nuk mund të zgjatë më shumë se një vit. Duhet të shqyrtohet vetëm në rrethana shumë të jashtëzakonshme, do të mund të zgjatet, andaj është me rëndësi që çdo dy muaj, po muaj, paraburgimi duhet të shqyrtohet”, kishte thënë Trendafilova në një intervistë për një medium kosovar.

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) apo Gjykata Speciale u themelua në bazë të një marrëveshje ndërkombëtare të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, më 03 gusht 2015, një amendament kushtetues, si dhe në bazë të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate