12/27/2025 1:38:11 AM

Shala: Qeveria ta ndryshojë vendimin, të shkarkohet i gjithë Bordi i OSHP-së

Duhet të lexoni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, e ka konsideruar të gabuar vendimin e Qeverisë për t’i rekomanduar Kuvendit shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Kimete Gashi.

Madje, deputeti Shala thotë Qeveria duhet ta tërheq këtë vendim dhe ta sjellë vendimin për të gjithë anëtarët e Bordit të OSHP-së.

Këto komenete deputeti Shala i bëri në Komisionin për Buxhet gjatë shqyrtimit të Vendimit të Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e Kimete Gashi, anëtare e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

“Konsideroj që ne nuk duhet të ngutemi dhe të bëjmë gabime. Nëse ka ardhur një vendim i Qeverisë, qeveria e ka të drejtën e vet, mendimin por është edhe pavarësia e parlamentareve me e dëgjua palën. Nuk ka vendim individual, nuk është as etike që ne tani ta drejtojmë gishtin tek një person që realisht ka paqartësi dhe për një vendim që ka qenë kolektiv”, tha Shala.

Ai theksoi se të tërit kanë shkelë ligjin, dhe konsideron se Qeveria duhet ta tërheq këtë vendim dhe ta sjellë vendimin për të gjithë anëtarët, e jo siç tha ai të selektuar.

“Të tërit kanë shkelë ligjin, konsideroj se qeveria duhet ta tërheq këtë vendim dhe ta bjen vendimin për të gjithë, e jo kështu të selektuar, dikë më mik e dikë më armik, sepse nuk është as e ligjshme e as e moralshme”, theksoi deputeti Shala.

Javën që shkoi, Qeveria në mbledhjen e saj ka propozuar shkarkimin e Gashit, lidhur me tenderin për insulina siç thuhet pa autorizim-marketingu


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate