1/14/2026 4:39:32 PM

Gjana: 5004 delegatët do bëhen publikë nesër, non-gratat nuk lejohen në funksione drejtuese

Duhet të lexoni

Kryetari i Komisionit të Kuvendit Kombëtar të PD-së Jemin Gjana kërkoi që emrat e 5004 delegatëve të pranishëm të bëhen publikë ditën e nesërme më 19 dhjetor.

Ndërkohë ai ka anoncuar 4 vendimet që do të shtrohen sot për votim, 3 prej të cilave u votuan nga delegatët. Bëhet fjalë për miratimin e rezolutës së 12 dhjetorit, iniciativën për dekomunistizimin si dhe mos vendosjen në funksione drejtuese të personave të shpallur non grata nga SHBA.

Rezoluta e 12 dhjetorit cilësoi nul Kuvendin e 11 dhjetorit dhe të gjitha vendimet e ndërmarra prej tij.

Po ashtu, cilësoi lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, si anti-amerikane. Në pikat e tjera të kësaj rezolute, njihet si Kuvend legal ai i 18 dhjetorit, si dhe theksohet se Partia Demokratike ka në plan të parë luftën ndaj korrupsionit dhe pa ndëshkueshmërisë.

“I kërkoj strukturës së PD-së që ditën e nesërme pasi të jenë hedhur në sistem 5004 emrat të bëhen publike.

E kemi diskutuar që të mund të operonim më shpejt që t’i bënim që sot në sallë publike por Kuvendi nisi me vonesë për shkak të procesit të zgjatur të verifikimit.

Tre vendime që do marrë ky kuvend dhe një të katërt vendim që ka të bëjë me një ndryshim në statut.

Vendimi i parë për të ratifikuar rezolutën e Këshillit Kombëtar të PD të datës 12 dhjetor 2021.

Vendimi i dytë me propozim të kryesisë së Partisë në mbledhjen e ditës së djeshme, pas një diskutimi dhe debati të gjerë brenda PD-së Kryesia i propozon Kuvendit që në funksion të së ardhmes seë PD-së dhe të Shqipërisë të mbrojtjes së vlerave dhe parimeve. Duke mbështetur vendimmarrjen e KK, të Kryesisë së partisë dhe duke parë të ardhmen e vendit në udhëkryq dhe të PD-së të kërcënuar nga jehona të së shkuarës, nga flukse me ide antidemokratike vendos,

1- shpallja non grata nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD;

2- të mbështesë fuqimisht iniciativën për dekomunistizimin.

3- për një ndryshim nën nenin 58 të PD-së për të shtuar tek ky nen, një nen që ka të bëjë me krijimin si një strukturë statutore të Aleancës qytetare për Demokracinë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate