12/27/2025 7:53:13 PM

Në burg për blerje votash/ Përgjimet kundër Fredi Belerit: Shkuan në tualet, i dha 400 mijë lekë

Duhet të lexoni

Sigurohet dosja e plotë që çoi pas prangave Fredi Belerin, nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i cili fitoi nga burgu Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit.

Siç thuhet në dosjen e siguruar nga Euronews Albania, përgjimet e telefonatave kanë nxjerrë zbuluar Belerin dhe planin e tij për blerjen e votave të zgjedhjeve lokale.

Mësohet se ka qenë një person i cili i ka siguruar një listë emrash të personave që do votonin pro Belerit ndërsa ky i fundit i ka premtuar që secilit do i japë nga 5.000 lekë. Po ashtu Beleri i ka premtuar shtetasit A.R (Që siguroi listën e emrave të votuesve) që do i japë shumën e parave prej 300 eurosh.

Në dosje thuhet gjithashtu se paratë nuk u dhanë nga Beleri por nga një person i tretë, i cili takoi shtetasin A.R, në një lokal në Potam të Himarës. Po ashtu në dosje shkruhet se dhe shkëmbimi i lekëve u dha në tualetin e këtij lokali.

“Më datë 10.05.2023 shtetasi A.R ka komunikuar në telefon me shtetasin Alfred Beleri dhe i ka thënë se listën ia kishte dorëzuar sekretares së tij. Alfredi i ka thënë se do e verifikonte një gjë të tillë dhe do të komunikonin sërish bashkë për t’u takuar.

Në vijim të kësaj bisede, sërish në datë 10.05.2023 ata janë takuar në lagjen Potam, jashtë ambienteve të lokalit “Galateria”, ku sipas bisedave të përgjuara, kanë biseduar në mënyrë të përmbledhur lidhur me listën e personave të dorëzuar nga shtetasi A.R dhe shumën monetare që duhej të përfitonte secili prej tyre në këmbim të votës, pro kandidatit Bleri. Në përfundim të bisedës Beleri i ka premtuar shtetasit A.R se do të paguante shumë prej 50 eurosh për çdo person dhe shumë 300 euro për shtetasin A.R, nëse shtetasi do të verifikonte se vota është hedhur pro tij.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate