Në raportin e Departamentit të Shtetit për lirinë fetare në Kosovë gjatë vitit 2022, theksohet se ambasadori amerikan i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës dhe liderëve fetarë që të sigurojnë mbrojtje të barabartë dhe shprehje të lirë të fesë për të gjithë, dhe posaçërisht thuhet se zyrtarët komunal të Deçanit dhe pushteti qendror ende nuk e zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, e cila e njohu manastirin e Deçanit si pronar të përafërsisht 24 hektarë tokë në afërsi të manastirit.
Në pjesën e raportit për liritë fetare ndërkombëtare për vitin 2022 që i referohet Kosovës, Departamenti i Shtetit rikujton se Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Supreme të vitit 2012 për kthimin e tokës në Manastirin e Deçanit në vitin 2016.
Thuhet se nuk ka pasur progres në këtë çështje gjatë vitit, përkundër apeleve të vazhdueshme të KOS-it dhe komunitetit ndërkombëtar drejtuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe qeverisë, që të regjistrohet pronësia e KOS-it mbi tokën.
“Gjykata Kushtetuese në vitin 2021 ka deklaruar se të gjitha institucionet shtetërore janë të obliguara t’i zbatojnë vendimet e saj dhe këtë çështje ia ka referuar prokurorit të shtetit. Në fund të vitit prokurori nuk ka filluar procedimin penal kundër zyrtarëve përgjegjës për refuzimin e ekzekutimit. Në deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të detyruar autoritetet lokale të Deçanit t’i kthejnë manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë dhe pyje, është bazuar në politikë diskriminuese të qeverisë serbe që nga viti 1997”.
Ata kujtojnë se në muajin prill në media u raportua se ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku ka thënë se “në parim, kur ka vendim të Gjykatës Kushtetuese, ai duhet të zbatohet, por asgjë nuk duhet të merret si e mirëqenë”. dhe se në qershor, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përsëri publikisht ka konfirmuar se nuk ka dhe nuk ka ndërmend ta zbatojë vendimin e gjykatës./FrontOnline/