2/15/2026 7:52:56 AM

Haziri i ashpër me Qeverinë: Keni degraduar, dështuat edhe në dialog

Duhet të lexoni

Sot në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi do të takohen zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq.

Fokusi i takimit do të jetë zbatimi i marrëveshjes bazë dhe aneksit të saj.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se pret që palët të bien dakord për hapat konkretë drejt zbatimit të marrëveshjes.

Pritshmëri për takimin e sotëm nuk ka shprehur ish-negociatori, Lutfi Haziri.

Haziri tha për Front Online se nuk pret asgjë nga takimi mes dy palëve në Bruksel.

Sipas tij, Qeverisja ‘Kurti’ ka degraduar në këtë aspekt.

“Nga ky takim nuk presim asgjë, as nga përfaqësimi i yni. Kanë degraduar dhe do të vazhdoj degradim. Se qeverisja Kurti nuk ka lëvizur nga pika 0 po vazhdon të qëndrojë ende aty”, u shpreh Haziri.

 

Ish-negociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Lutfi Haziri ka komentuar edhe draft-statutin për Asociacionin e prezantuar javë më parë nga ekipi menaxhues.

Haziri thotë se dokumenti i prezantuar nuk ka të bëjë me Kosovën.

“Draft-statuti i prezantuar nga ekipi menaxhues nuk ka të bëjë asgjë me Kosovën dhe ai dokument nuk është dashur të lejohet fare të shkojë në Bruksel edhe ky është një dështim tjetër i Qeverisë”, thotë Haziri për Front Online.

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak përmes një postimi në Facebook, tha se në takimin me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka theksuar nevojën e fokusimit të plotë në normalizim dhe në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj të Ohrit.

“Ndalesa ime e parë ishte në Prishtinë, ku u takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi. Gjatë takimit diskutuam pritshmëritë për takimin e ardhshëm në Bruksel dhe theksova nevojën e fokusimit të plotë në normalizimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj të Ohrit. Theksova gjithashtu rëndësinë e shmangies së çdo lëvizjeje të pakoordinuar që mund të prishë procesin”, ka shkruar Lajçak./Front Online/

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate