2/15/2026 9:10:21 PM

Pjesëmarrja bie në 35%, ndërsa palët i bëjnë thirrje mbështetësve të votojnë

Duhet të lexoni

Rreth 35% e shqiptarëve rezulton se kanë marrë pjesë në zgjedhje deri në orën 17, sipas të dhënave të pjesshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilat i referohen raportimeve nga gjysma e qendrave të votimit. Pjesëmarrja në zgjedhjet për pushtetin vendor 2023 rezulton se është 9.3% më i ulët se sa pjesëmarrja në zgjedhjet e vitit 2021.

Pjesëmarrja është më e ulët në pjesën më të madhe të bashkive, me përjashtime të pakta.

Në Fushë-Arrëz, pjesëmarrja e raportuar deri në orën 17 ishte 52%, ose 7% më shumë se sa në zgjedhjet e vitit 2021 në të njëjtën orë. Pjesëmarrje të tjera të larta shënohen në bashkitë Kukës e Pustec (50%), Has (48%) dhe Devoll (47%).

Pjesëmarrja më e ulët në vend shënohet në bashkinë Finiq në jug të vendit (17%), pasuar nga Fieri, 22% dhe Dropulli, 25%.

Mes bashkive të mëdha, pjesëmarrja duket me rënie të jashtëzakonshme në Tiranë. Deri në orën 17, pjesëmarrja ishte vetëm 37%, ose 14% më pak se sa pjesëmarrja në zgjedhjet e vitit 2021 në të njëjtën orë. Në Elbasan, pjesëmarrja ishte 34%, nga 45% që ka qenë më 2021. Rënia më e madhe e pjesëmarrjes vërehet në Fier, (minus 17% në krahasim me vitin 2021), si dhe në bashkinë e vogël të Skraparit, (minus 14%).

Në Shkodër pjesëmarrja ishte 32%, 6 pikë më pak se sa zgjedhjet e kaluara.

Në Vlorë, ku pjesëmarrja ka qenë historikisht shumë e ulët, kësaj here duket se po thyhet një rekord tjetër negativ. Deri në orën 17, pjesëmarrja ishte 28%, nga 34 që ka qenë më 2021.

Ndërsa ora e mbylljes së kutive të votimit po afron, palët politike u shfaqën në televizione me thirrje thuajse të dëshpëruara për mbështetësit që të dalin të marrin pjesë në votime. Partia Socialiste i bëri thirrje veçanërisht të moshuarve, të cilët, sipas saj, nuk arritën të votojnë në orët e para të mëngjesit për shkak të defekteve në identifikimin elektronik të votuesve.

I tensionuar u duk edhe kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ndërsa i bëri thirrjen e fundit shkodranëve të dalin në zgjedhje.

Apeli i Partisë Socialiste është mos i lini këto 90 minuta të ikin pa votuar!” deklaroi Bora Muzhaqi nga selia e Partisë Socialiste.

“Janë edhe 90 minuta për gjyshërit e gjyshet që nuk votuan dot sot herët në mëngjes, po edhe për gjithë ata të moshuar, të reja e të rinj, nëna e baballarë, që ende nuk kanë dalë të votojnë!”, shtoi ajo.

Ndryshe nga thirrja e socialistëve, që dukshëm i drejtohet pensionistëve, Këlliçi nga koalicioni Bashkë Fitojmë e përqendroi mesazhin e tij te të rinjtë.

““Të rinj dhe të reja merrni pjesë masivisht në votime deri në orën 19:00. Është një shans që nuk do të na vijë më për katër vitet e ardhme për të ndryshuar fatet e kryeqytetit tonë,” deklaroi Këlliçi.

Zgjedhjet për pushtetin vendor historikisht kanë shënuar pjesëmarrje më të ulët se sa zgjedhjet parlamentare. Por ecuria e deritanishme sugjeron se pjesëmarrja këtë herë mund të jetë edhe më e ulët se sa në zgjedhjet lokale të së shkuarës.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate