2/16/2026 8:20:32 PM

Tragjike: 19-vjeçari nga familja Hasani në Viti bën vetëvrasje, gjendet i varur në serrë

Duhet të lexoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën pak para mesnatës në familjen Miftari në fshatin Sadovinë e Jerlive në Viti. Në shtëpinë e tyre, djali i tyre 19-vjeçar vdiq tragjikisht pasi dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Kjo ngjarje ka tronditur jashtëzakonisht shumë familjen e të riut, teksa kanë nisur jetimet për ta zbuluar motivin që e shtynë t’i jap fund jetës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Azir Hasanin, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes. Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se i riu ishte pa shenja jete.

Për motive akoma të panjohura, i ndjeri i ka dhënë fund jetës duke u varur në serrën që ndodhet në oborrin e shtëpisë dhe fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë, përkundër që mjekët intervenuan dhe tentuan për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme nga ana e njësive policore, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Siç mëson Sinjali, lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka humbur jetën i riu.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate